Më 18 mars Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit pezulloi me pesë ndeshje kapitenin e Egnatias, Albano Aleksin. Klubi rrogozhinas e ka apeluar këtë vendim dhe Apeli e ka pranuar duke e konvertuar pjesën e mbetur me gjobë monetare. Tanimë Egnatia do ketë një forcë më shumë që në përballjen kundër KF Tiranës e cila luhet nesër në 'Selman Stërmasi'.
Vendimi i plotë:
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar edhe në nenet 75 e vijues të KDE,
VENDOSI:
Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Egnatia, Albano Aleksi, për konvertimin e pjesës së mbetur të dënimit, bazuar në nenin 75 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.
Komente









