Buzëqesh Sylvinho dhe Atalanta, Berat Gjimshiti rikthehet në aksion

Buzëqesh Sylvinho dhe Atalanta, Berat Gjimshiti rikthehet në aksion

Berat Gjimshiti

Berat Gjimshiti ka lënë pas dëmtimin e rëndë dhe pas një muaji do jetë gati për Atalantën. Prej 11 marsit, mbrojtësi i Kombëtares vuante nga një tërheqje muskulore dhe nuk ishte i gatshëm për trajnerin Gasperini te Atalanta dhe Sylvinho te Shqipëria.

30-vjeçari është gati të japë kontributin e tij në Serie A, që në fundjavë luan një ndeshje të rëndësishëm ndaj Torinos. Gjimshiti pritet të luajë si titullar në sfidën e radhës dhe do të zërë vendin e Toloit të pezulluar, me prapavijën e Atalantës që "blindohet".

Mbrojtësi ishte një nga mungesat e Kombëtares në takimin ndaj Polonisë në eliminatoret e Euro 2024. Gjimshiti numëron 47 ndeshje dhe një gol me kuqezinjtë. Te Atalanta, rikthimi i tij shihet si një opsion më shumë në garën për Champions League.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla