Jeni në përpjekje për të njohur njeriun e duhur? Keni lënë një takim dhe nuk dini si të silleni?! Tashmë mësoni njëherë e mirë se në takimin e parë ka gjëra që duhen bërë dhe që s’duhen bërë. Si fillim duhet të dini për çfarë të flisni. Bëni pyetje të mira, në mënyrë që të zbuloni diçka të mirë dhe të dobishme rreth tij. Por mos bëni pyetje pa takt dhe ofenduese.
Kini parasysh gjithat të mos bëni pyetje që nuk hap tema. Pyetjet me pwrgjigje po ose jo, nuk do t’ju hapin asnjë lloj muhabeti dhe do të mbeteni të ndrojtura. Gjithashtu mos diskutoni për lidhjet e mëparshme. Nëse e bëni këtë gjë, ai do mendojë se ende e mendoni ish-in tuaj. Prandaj të shkuarën tuaj mbajeni për vete.