Basha debat me Bylykbashin në mbledhjen e kryesisë së grupit: Ke ofertë për çështjen e vetingut? I 'kthehet' edhe Nokës: Qeverisja e PD ka patur pjesën e vet të mirë dhe llumin

Akuzat e deputetit demokrat Oerd Bylykbashi për një pazar ndërmjet kryetarit të PD-së Lulzim Basha si dhe kryeministrit Edi Rama për zgjatjen e afateve të organeve të vettingut në këmbim të ndryshimit të Reformës Territoriale me shtimin e disa bashkive në hartë, kanë sjellë debate të forta në mbledhje e kryesisë së grupit parlamentar të PD-së .

Burime për Report Tv, nga mbledhja e kryesisë e cila nisi në orën 19:00 dhe zgjati rreth dy orë, thanë se Bylykbashit i është kërkuar sqarim në lidhje me këto akuza dhe është pyetur nëse ka pasur komunikime me mazhorancën për këto çështje. Ndërkohë nga ana tjetër edhe Flamur Noka ka debatuar me Bashën, duke rikthyer çështjen Berisha në diskutimet e mbledhje së PD-së.

Deputetët e PD-së, Oerd Bylykbashi dhe Flamur Noka kanë dalë hapur në mbështetje të ish-kreut të PD-së Sali Berisha, dhe janë shfaqur edhe krah tij në ‘Foltore’, dhe madje kanë ashpërsuar edhe qëndrimet kundrejt Bashës.

Debati Basha-Bylykbashi: 

Basha: Oerd ke ti ofertë për cështjen e vetingut?
Bylykbashi: Ato lloj insinuatash tërhiqi kryetar. Unë po përsërisja një qëndrim që ta kam thënë në grup parlamentar, para dy javësh. Unë e kisha për Ramën atë postim. Qëndrimi im është në parim.  Duhet të ishte këtu Kryetari I Grupit I ngarkuar per vetingun I cili më ka kontaktuar mua ditën e enjte dhe I kam thënë kujdes se nuk është interesi ynë. Rama e di shumë mirë cfarë do, se e thotë në publik. Unë kam thënë Rama ofron pazar, nuk kam thënë që ka marrëveshje PD.  Unë ta kam thënë në grup, ne na duhet sistemi zgjedhor, reforma zgjedhore, reforma territoriale dhe pastaj vetingu. 
Une e kam thene publikisht, ne na duhet nje strategji per te gjitha reformat.  Baterite e partise u turren ndaj meje,  eshte nje reagim i ulet nga Partia Demokratike ndaj meje.  
Basha: A di ti Oerd nese dikush ne parti ka marre nje propozim, me jep nje vetingun te te jap reformen territoriale?
Bylykbashi: Nese ndodh, eshte nje thike shpine per demokratet.  Eshte pazar i ofruar publikisht.
Aq sa kam thene, nuk ndryshon. Po te them kete gje, po e pranove do demtosh demokratet. Nese per vetingun merr sistemin zgjedhor, mua me ke nga pas. 
Basha: Refuzoni cdo ide se na qenka ofruar pazar i ndarjes territoriale per vetingun se eshte nje dem qe i behet demokrateve. 
Flamur Noka: Na thuaj cilin ke prioritet, sistemin, reformen zgjedhore apo ref. territoriale?
Basha: Prioriteti im eshte vetem nje. Largimi nje ore e me pare i qeverise Rama. Une u kam ngarkuar detyra lidershipit te partise per secilen reforme.

Noka: Po t'i referohemi demokracise gjermane, dha doreheqjen ai ne Gjermani. Po ti referohemi demokracise Gjermane, ti duhet te kishe dhene doreheqjen dhe te kishe ikur. 

Basha: Degjoj akuza ordinere që po I bëj presione bazës. Qeverisja 8 vjeçare e PD ka pasur pjesën e vet të mirë dhe ka pasur edhe llumin.

 

Një ditë më parë deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi hodhi akuza të forta kundrejt kryedemokratit Lulzim Basha se po bën pazar me Ramën në lidhje me çështjen e zgjatjes së afatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për vettingun e gjyqtarëve në këmbim me Reformën Territoriale që duan demokratët.

PD kërkon një reformë të re territoriale dhe synon shtimin e numrit të bashkive në vend, ndërsa PS nga ana tjetër kërkon zvogëlim të tyre. Por sipas Bylykbashit, Basha po bën marrëveshje që të shtojë disa bashki në hartë, ku shpreson se mund të shtojë votat e demokratëve dhe në këmbim do i jap votat e nevojshme qeverisë që i duhen për të shtyrë afatin e vetingut.

Deputeti demokrat shkruante se Rama dhe Basha po luajnë si tregti me kuajt, kur në fakt opozita duhet të fokusohet në ndryshimin e një sistemi të ri zgjedhor që të mund t’i garantojë asaj votën e lirë.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bledi: 11/10/2021 10:14

    Me duket se filloj lufta.

    Përgjigju
  • titi: 11/10/2021 07:57

    Ah ky luli

    Përgjigju
  • Astriti: 11/10/2021 02:19

    Pd-ja eshte jerm komplet.Keto duhet me heq Lulin dhe Salen.

    Përgjigju
  • Ben: 11/10/2021 01:54

    Panairi i budallanjve.Keto jane exemplare fare,lexoni se çfare dhe si discutojne,njeri me idiot se tjetri.Luli eshte idiot i lindur,tip Lei Feni,Oerdi eshte çuni i mamit dhe te dy bejne me se mire budallain.Jane super te pa afte te dy.Degjoni diskutimet qe bejne,dhe veni vizen, nivel zero.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani