'Zgjedhorja' / Bylykbashi: Nesër përfundojmë dokumentin për t'i kaluar Kuvendit! Heqja e koalicioneve, ëndërr e vjetër e Ramës

Drafti përfundimtar për Kodin Zgjedhor pritet të përfundohet nga palët politike ditën e nesërme dhe më pas do t'i kalohet Kuvendit për votim. Lajmin e bëri të ditur ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi në studion e emisionit "5 pyetjet nga Babaramo" në Report TV. Sipas Bylykbashit, detyra e përfaqësuesve të opozitës është që çdo çështje e rënë dakord në marrëveshjen e 5 qershorit të reflektohen  ashtu sic janë rënë dakord.  

Sipas Bylykbashit, propozimet e opozitës parlamentare  për disa ndryshim të Kushtetutës, lidhur me zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ku mes tyre edhe propozimi për të ndaluar koalicionet parazgjedhore është një dokument i Edi Ramës. Përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi tha se heqja e koalicioneve është një ëndërr e vjetër e kryeministrit Edi Rama.

"Diskutimi për heqjen e koalicioneve parazgjedhore, një propozim që është paraqitur nga deputetë të asaj gjona opozita parlamentar, por që është një dokument i Edi Ramës, i cili përfshin ëndrrën e vjetër për të hequr koalicionet. Ai gjykon se në këtë lojë do të jetë ai që do të ketë mundësi të propozojë gjithmonë kryeministrin. Por kushtetua ia parashikon ose partisë më të madhe ose koalicionit më të madh. Ai do të heqë këtë pjesë.  Do të mohojë jo vetëm traditën dhjetëra vjeçare të politikës shqiptare që të bëjë koalicione, por do t'ja lërë pazarit që nëse merr mandatin e kryeministrit të ofrojë llokmën e madhe të ndarje të tepsisë në mënyrë që të joshë parti individuale që të bëjë qeverinë. Pra do ta lerë nga një marrëveshje transparente para zgjedhore sic  koalicioni në një pazar paszgjedhor, këtë synon Rama.  Është një dokument i pastër i Ramës", tha Bylykbashi.

Sipas Bylykbashit, propozimi i opozitës në parlament nuk përfshin lista të hapura, por propozon krijim të rajoneve.

"Ky propozim nuk flet farë për listat e hapura. Propozohet krijimi i rajoneve në kushtetutë. Ne nuk kemi rajone, por qarqe. Dimë që  Rama po përpiqet të krijojë  4 rajone që do të ndahet Shqipëria. Nuk është ndarja administrative kushtetuese, por do ta krijojë dhe ky dokument propozon atë që kërkon Edi Rama. Ajo që është midis qesharakes dhe të rrezikshmes është propozimi që vjen nga individë që ndoshta pretendojnë të krijojnë parti të re që do të jetë e vogël si fillim, që të vendoset një prag zgjedhor prej 5%, i cili është jo vetëm vrastar për ëndrrën e këtyre propozuesve për të krijuar një parti të tyren, por vret shumicën dërrmuese të partive të vogla parlamentare ", u shpreh Bylykbashi.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:25
'Zgjedhorja' Bylykbashi: Nesër përfundojmë dokumentin për t'i kaluar më pas Kuvendit

Ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi tha në studion e emisionit "5 pyetjet nga Babaramo" se nesër do të përfundojnë dokumentin dhe ta dërgojnë në Kuvend.

"Unë gjykoj që mundësisht nesër ta përfundojmë, pra ta siglojmë si dokument që t'i shkojë Kuvendit. Janë detaje të fundit që po diskutohen. Menjëherë pas asaj është një proces që ndodh gjithmonë. Detyra imja, Vasilit dhe e kolegëve tanë ekspert është që ne të sigurohemi që çdo  që është rënë dakord në marrëveshjen e 5 qershorit të reflektohen siç është rënë dakord", u shpreh Bylykbashi.  

Ora 22:02
Bylykbashi: Rama tentoi t'i merrte të gjitha komisionet zgjedhore, nuk ia doli!

Ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi tha se Edi Rama u pëepoq që të marrë të gjitha komisionet zgjedhore, por pasi u kuptua nga ndërkombëtarët, ai nuk ia doli dot.

"PS tentoi t'i merrte të gjitha komisionet zgjedhore, të gjitha dhe KQZ në çdo rast do të ishte nën kontrollin e mazhorancës. Ti marrë të gjitha komisionet në raportin 5 me 2 do të ishte një kthim pas 20-vjeçar. Kështu kanë qenë komisionet e 2000 që sollën katastrofë. Në 2003 u balancuan, nuk kanë funksionuar siç kërkon ligji, sic do të donim ne, por të paktën nuk kishte betejë politike për komisionet. Është një shprehje që thotë "pse duhet zgjuar qeni që fle". Pse duhej të prodhohej një konflikt politik kur të gjithë do të tregonin me kishte që Rama ka kapur të gjitha komisionet. Këtë e kuptuan ndërkombëtarët dhe në fund i vunë gardhin dhe Rama u tërhoq. Pra nuk arriti dot t'i kapte", tha Bylykbashi.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja