Bylykbashi: Në zgjedhjet e shkuara, disa persona votuan pa u identifikuar me gjurmë gishti! SPAK dhe KQZ të marrin menjëherë masa

Bylykbashi: Në zgjedhjet e shkuara, disa persona votuan pa u identifikuar me gjurmë gishti!  SPAK dhe KQZ të marrin menjëherë masa

Oerd Bylykbashi

Në prag të zgjedhjeve të 14 majit, Rithemelimi pretendon se ka zbuluar skema të manipulimit të votës nga PS në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit 2022. Në një deklaratë për media, Oerd Bylykbashi tha se rreth 9.600 persona kanë votuar pa u identifikuar me gjurmë gishti. 

Për këtë shprehet se duhet të marrë menjëherë masa SPAK dhe KQZ. Po ashtu tha se duhet të shmanget sistemi i votimit të dyfishtë e të përdoret mënyra e vjetër me listat e printuara me nënshkrime. Sipas Bylykbashit e njëjta gjë me votues që nuk u identifikuan me gjurmë gishti ka ndodhur edhe në zgjedhjet e përgjithshme në 25 prill.

“Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021, në qendrat e votimit të bashkisë Durrës votuan rreth 110.000 votues, rreth 5.500 votues kanë votuar pa u identifikuar me gjurmën e gishtit, me pretendimin se gjurmët e gishtit nuk mund të lexoheshin. Në zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në Durrës më 6 mars 2022, kur morën pjesë rreth 67.000 zgjedhës ose 43.000 zgjedhës më pak se në vitin 2021, numri i personave që kanë votuar pa u identifikuar me gjurmë gishti në sistemin elektronik të identifikimit është 9.600 votues. Pra ka një rritje me 4.100 votues, apo 75% më shumë se vetëm një vit më herët. Nuk ka patur dëmtim në masë të gjurmëve të gishtit të zgjedhësve në Durrës në vetëm një vit, por qartazi tregon përpjekje për manipulim të votimit”, tha Bylykbashi.

Sipas Bylykbashit, hetimi është kryer nga vetë demokratët e Berishës bazuar në të dhëna të printuara nga sistemi i identifikimit elektronik.

“Rritja e numrit në qendra votimi në qytet ku veprojnë eksponentë dhe patronazhistë të njohur të Partisë Socialiste dhe jo vetëm në fshat, ku banorët njihen nga komisionerët, rrëzon justifikime se gjurmët mund të jenë dëmtuar nga puna e rëndë. Rezulton se një numër i madh i emigrantëve të ketë votuar më 6 mars 2022 në Durrës, edhe pse nuk përbën sezon pushimesh. Verifikimet në terren e një numri rastesh ka prodhuar indicie se persona që rezultojnë votues nuk kanë qenë në Shqipëri më datë 6 mars 2022 kur opozita kishte vetëm një komisioner në qendrat e votimit.
 
Ky hetim i kryer nga Partia Demokratike bazuar në të dhëna të printuara nga sistemi i identifikimit elektronik dhe indicie nga databazat e denoncuara publikisht të patronazhistëve, u nis nga informacione të dala nga burime të Partisë Socialiste”, tha Bylykbashi.

Më tej, kërkon që SPAK të hetojë me urgjencë dhe në thellësi e të verë përpara ndëshkimit të ligjit personat përgjegjës.

“Me kërkesë të Partisë Demokratike, KQZ ka nxjerrë rregulla shtesë që vështirësojnë përdorimin e kësaj skeme, ndërkohë që komisionerët dhe vëzhguesit e opozitës nuk do të lejojnë asnjë shkelje të ligjit. Po bëhen përpjekje të sabotohet funksionimi i sistemit të identifikimit elektronik dhe biometrik i identifikimit të zgjedhësve nëpërmjet presioni, urdhrash politikë të jashtëligjshme apo korruptimi mbi operatorët teknikë të sistemit dhe ata të mos paraqiten në detyrë më 14 maj”, tha Bylykbashi.

Edhe KQZ i kërkon që të marrë masa të plota e energjike që të sigurojë mirëfunksionimin e sistemit të identifikimit elektronik e biometrik në çdo qendër votimi në të gjithë territorin dhe të ndëshkojë çdo shkelje.

 

Dokumentet e publikuara nga Bylykbashi
 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve