Bylykbashi:Rama hesht për goditjen
e opozitës, autori është vetë
Partia Demokratike denoncon mosreagimin e Kryeministrit një javë pas përplasjes mes deputetëve në Kuvend. Në një deklaratë për mediat, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi akuzon kryeministrin Rama se ka urdhëruar goditjen dhe kërcënimin me jetë të deputetit Gent Strazimiri.
TIRANE- Partia Demokratike denoncon mosreagimin e Kryeministrit një javë pas përplasjes mes deputetëve në Kuvend. Në një deklaratë për mediat, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi akuzon kryeministrin Rama se ka urdhëruar goditjen dhe kërcënimin me jetë të deputetit Gent Strazimiri.
“Sot një javë më parë, Edi Rama urdhëroi goditjen dhe kërcënimin me jetë të deputetit të opozitës Gent Strazimiri, sapo ky i fundit mbaroi fjalën në foltoren e Kuvendit, ku denoncoi përfshirjen e elementëve kriminalë brenda mazhorancës.
Edi Rama fillimisht angazhoi Xhackën, dhe kërkoi emra dhe prova, dhe më pas me xheste e sinjale padrinoje ndërseu strukturën e tij të dhunës të cilët goditën dhe kërcënuan deputetin Strazimiri në korridorin e Parlamentit”, tha Bylykbashi.
Me tej, deputeti demokrat është ndalur edhe tek denoncimet e bëra lidhur me deputetin Arden Ndoka, duke u shprehur se edhe për këtë rast, kryeministri Rama hesht.
“Prej një javë tashmë Edi Rama ka edhe emrin e deputetit dhe provat e pakontestueshme të së kaluarës kriminale të Arben Ndokës. Por Edi Rama hesht. Si personi që eliminoi dy gra kandidate nga lista për ti hapur rrugën hyrjes në parlament të Arben Ndokës, Edi Rama hesht edhe për kërcënimin që deputeti i tij i bëri zëdhënëses së Partisë Demokratike.
Hesht për këto akte kriminale që do të skuqnin faqe publikut e qytetarëve të tij, cdo kryeministër të botës. Hesht sepse është ai autori i vërtetë i goditjes dhe dhunimit të deputetit të opozitës. Hesht sepse është ai autori i vërtetë i kërcënimit me jetë të përfaqësuesve të opozitës.
Edi Rama është njeriu që ka orkestruar veshjen e përfaqësuesve të botës së krimit me kostumin parlamentar. E ka bërë këtë pikërisht që ti përdorë ata për të goditur opozitën dhe fjalën e lirë. Dhe ju shërben atyre, duke u vënë shtetin në dispozicion”, vijoi deputeti i PD.
Duke vijuar akuzat ndaj mazhorancës PS-LSI, deputeti demokrat tha se aleanca Rama-Meta kanë si mision t’i shërbejnë “aleancës së krimit me të cilën erdhën në pushtet”.
“Prandaj në përpjekjen e tyre për të nënshtruar dhe kapur edhe drejtësinë, Edi Rama dhe Ilir Meta kanë vendosur që për fatin e drejtësisë fjalën e fundit ta thonë Arben Ndoka dhe sivëllamët e tij të krimit në Parlament.
Edi Rama dhe Ilir Meta kanë një mision; për ti shërbyer deri në fund aleancës së krimit me të cilën erdhën në pushtet. Dhe po e bëjnë këtë me verbëri dhe shurdhëri të plotë ndaj interesave legjitime të miliona shqiptarëve për shtet ligjor dhe barazi para ligjit duke nëpërkëmbur çdo ditë shpresat e shqiptarëve për mirëqenie dhe integrim”, tha deputeti Bylykbashi.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.2%
-
Jo
32.2%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 670
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Heqja e taksave për resortet me 4-5 yje, ‘Djathtas 1912’: Abuzim i mazhorancës afër 11 Majit, i shërben dhe favorizon një grup të vogël interesi!
22 Janar, 20:04
-
Kina përgatitet për një luftë të mundshme tregtare pasi presidenti Trump kërcënon të vendosë tarifa
22 Janar, 20:03
-
Australian Open/ Jannik Sinner i pamposhtur, fiton kundër De Minaur dhe gjen Shelton në gjysmëfinale
22 Janar, 19:57
-
VKM/ Trajnimi i rekrutëve të rinj të Ukrainës, 8 ushtarakë shqiptarë pjesë e misionit në Mbretërinë e Bashkuar
22 Janar, 19:47
-
‘Studio Live’/ Petraj: Berishën e shoh të shqetësuar, Meta rrezikon deri në 15 vite burg! Softa: Njerëzit të lodhur, duan drejtësi! SPAK po godet krimin e organizuar
22 Janar, 19:44
-
Itali/ Zjarr në një platformë nafte në det, roja bregdetare evakuon punëtorët (VIDEO)
22 Janar, 19:29
-
Softa: 21 Janari plagë e hapur, e kthyer në betejë politike! Të pyeten ata që kishin akses te serverat dhe të analizohen bisedat në radio
22 Janar, 19:21
-
Petraj për 21 Janarin: Berisha s’i shpëton dot përgjegjësisë, të gjithë do merren të pandehur! Të analizohen personat në audio, u rikuperuan pamje nga serverat! Pse qëlloi Garda?
22 Janar, 19:06
-
Zyrtare/ Mesfushori i Tiranës firmos te Bologna, kryeqytetasit arkëtojnë 250 mijë euro
22 Janar, 19:02
-
Anija ruse hyn në ujërat britanike, sekretari Mbrojtjes paralajmëron Putin: Ne ju shohim dhe e dimë se çfarë po bëni
22 Janar, 18:56
-
Fatos Çoçoli: Energjia sot dhe nesër
22 Janar, 18:53
-
VKM/ Qeveria miraton kriteret për parcelat e kultivimit dhe rritjes së kanabisit mjekësor
22 Janar, 18:41