Oerd Bylykbashi tha se opozita kërkoi listat e hapura 100% por pa prekur koalicionet, por kjo u hodh poshtë nga mazhoranca. Bylykbashi tha se kjo tregoi edhe njëherë se listat e hapura janë vetëm një alibi e Ramës për të ndryshuar rregullat e lojës për kundërshtarët e tij.
"Sot opozita e bashkuar bëri prezent debati për ndryshimin për sistemin zgjedhor, qëndrimi i saj i qartë nëse do shkohet drejt hapjes së listave duhet të hapen 100 % me kusht që formula aktuale për koalicionet dhe ndarjen mandateve brenda koalicionit të mos ndryshojë. Ajo që është e qartë është se Rama listat e hapura i ka një alibi për të hequr koalicionet zgjedhore. Kjo është një aferë e Ramës në funksion të qëllimit të ndryshojë rregullat e garës për kundërshtarët e tij", tha Bylykbashi
Në lidhje me deklaratën e Gjiknurit ku tha se duhen modele për propozimet e opozitës dhe më pas të diskutohen, Bylykbashi u shpreh se në tryezë u dhanë plot modele por që nuk u pranua nga mazhoranca.
'Belgjika, Holanda, Danimarka, Letoni dhe Italian janë një sërë modelesh. Presim reflektim nga mazhoranca, është çështje e këshillit politik dhe duhet trajtuar me konsensus dhe gjithëpërfshirje dhe për aq kohë sa nuk kërcënon 5 qershorin", tha Bylykbashi
Edhe për Petrit Vasilin, Rama nuk do listat e hapura dhe se Gjiknuri i kishte propozuar që të mblidhnim firmat e 28 deputetëve për ta prezantuar hapjen e listave 100 % si nisëm ligjore.
"Çështja e listave të hapura dhe zelli për të folur për ishin thjeshtë një alibi që kishte të bënte me heqjen koalicioneve në kushtetutën e Shqipërisë. PS është kundër në mënyrë absolute, Gjiknuri propozoi që ne të mblidhnim 28 firma nga deputete që të propozonim nismën ligjore. për 5 qershori nuk u deshën firmat, për listat e hapura na u sugjerua mbledhja e firmave", tha Vasili.
Lajmi kryesor:
Këshilli Politik diskutime për listat e hapura 100%! Gjiknuri kërkon modele për propozimet e PD-së, Bylykbashi: Jua dhamë, por si pranuat
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.7%
-
Jo
49.3%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2302
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në 2021-shin numrat 'dogjën' gati 80 mijë vota! Në fletën e votimit më 11 maj, kandidatët do të jenë me emra (sipas alfabetit)
25 Janar, 11:43
-
Pasi dështoi me mosbindjen civile në Shqipëri, çmenduria e Berishës: Do e shtrijmë në gjithë botën
24 Janar, 15:02
-
Ekskluzive/ Qeveria shtyn vlefshmërinë e ID të skaduara vetëm për diasporën, në Shqipëri rinovim! PS refuzon votën me dokumente të huaja
23 Janar, 12:35
-
Partia anti-Berisha: Keqardhje për vendimin e Kushtetueses! Deputetët do zgjidhen nga kryetarët e jo qytetarët! Ne do zbatojë listat e hapura, të tjerët të na bashkohen
24 Dhjetor 2024, 20:17
-
Qeveri teknike? Gjiknuri në Report Tv: S’ është në agjendën tonë! PS në gjendje të fitojë e vetme zgjedhjet 2025! Të avantazhuar përballë opozitës së përçarë
5 Dhjetor 2024, 19:14
-
'PD-PS, një tenxhere me kapak, duhet të marrin fund!', avokatët përplasen në 'Studio Live', Alesia Balliu: Berisha është kryetari i partisë sime, jo pronari im
5 Dhjetor 2024, 18:04
-
Partitë e vogla sfidojnë Kodin Zgjedhor/ Nesturi: Kanë fituar vetëm betejën morale, Shabani: Ndryshe nga ata që djegin gomat, luftojmë institucionalisht
4 Dhjetor 2024, 21:42
-
Studio Live/ Dashamir Shehi: Ndarja me Berishën jo vetëm për non-gratën! Nuk më pëlqen që këtej i thonë SPAK organizatë kriminale, në darkë aty dorëzojnë kallëzimet
3 Dhjetor 2024, 18:29
-
KQZ vendoset mes ‘dy zjarreve’, PD: S’kemi besim, ‘jo’ votimit elektronik pa konsensus! PS: Nuk kurojmë paranojat, s’ka prova për parregullsi
30 Nëntor 2024, 15:25
-
Vota e diasporës në ngërç, PS dhe PD gati për të ndryshuar Kodin Zgjedhor! Gjiknuri e Kaso për Report tv: Të adresojmë problemin
25 Nëntor 2024, 15:40
-
Berisha paralajmëron tjetër ‘pakt’ me PS: Gati të votojmë çdo ndërhyrje në Kod për votën e diasporës
13 Nëntor 2024, 17:13
-
'Amerika vendos', Rudina Hajdari zbulon në Report Tv: Votova për Trump! Do i sillte ndryshim botës! Kadilli: Ka alarm në agjencitë e OKB
5 Nëntor 2024, 22:07