Byrek me petë sfoliat
Përbërësit:
- 1 petë sfoliat e gatshme
- 300 gr djathë i bardhë
- 1 vezë për mbushjen
- 2–3 lugë kos ose qumësht
- 1 vezë për lyerje
- Kripë, piper i zi
- Farë susami
Përgatitja:
Nxehni furrën në 180°C. Hapni një petë sfoliate mbi letër pjekjeje. Në mes të petës, vendosni mbushjen (djathë + vezë + kos/qumësht + erëza), duke e shtrirë në formë shiriti. Anët e petës pritini në shirita diagonal, si thekë. Palosni shiritat njëri mbi tjetrin, alternuar majtas–djathtas, duke formuar një gërshet. Lyejeni sipërfaqen me vezë të rrahur dhe spërkateni me susam ose fara sipas dëshirës. Piqeni për 30–35 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë dhe të fryhet mirë.
Komente












