Byrek i ëmbël me krem qumështi
Përbërësit:
3 gota miell gruri
4-5 gota qumësht
3-4 lgj niseshte
3 kokrra vezë
100 gr gjalpë
2-3 lgj sheqer
Përgatitja:
Fillimisht përgatisim brumin njësoj siç veprojmë për byrek të zakonshëm. Hapim më pas petët dhe i vendosim të piqen në furrë, duke lenë 2-3 petë mënjëanë të papjekura. Petët e papjekura i shtrojmë si bazë në një tavë të lyer me pak gjalpë. Më pas vendosim petët e pjekura duke i thërrmuar dhe duke i spërkatur me gjalpë.
Në një tas rrahim vezët me qumështin, niseshten, gjalpin dhe sheqerin. E përziejmë mirë derisa niseshteja të tretet dhe e vendosim në zjarr duke e përzier pa ndërprerje derisa kremi të trashet. Më pas e lemë të ftohet dhe e hedhim sipër petëve. Mund t’a mbulojmë me një petë të papjekur dhe më pas e vendosim në furrë të parangohur të piqet në temperaturën 180 gradë Celsius.