Byrek me gjizë dhe vezë
Përbërësit:
- 300 gr miell
- 1 filxhan kafeje vaj ulliri
- 200 ml ujë
- 1 lugë kafeje maja birre ose fryrës
- Pak kripë
- 2 kokrra vezë
- 250 gr gjizë
- 1 filxhan kafeje qumësht
- 2 lgj vaj ulliri ose gjalpë
Përgatitja:
Si fillim përgatisim brumin, përziejmë miellin, vajin, kripën, fryrësin me ujë të vakët. E lëmë brumin të qetësohet për rreth 30 minuta. Në qoftë se brumi është pak i ujshëm i hedhim pak miell, në të kundërt shtojmë pak ujë të vakët. E ndajmë më pas brumin në 10 copa të vogla, hapim 5 petët e para njëra mbi tjetrën duke i lyer me pak vaj ose niseshte. Hapim petët sa kemi tavën, të cilën e kemi të lyer me vaj dhe vendosim mbushjen me gjizën e trazuar mirë me qumështin, vajin dhe vezët. Hapim 5 petët e tjera dhe i vendosim mbi mbushje. Rregullojmë anësoret dhe e vendosim byrekun në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.