Byrek me lëng pule dhe vezë
Përbërësit:
1 pako peta të gatshme

5 kokrra vezë
1 litër lëng mishi
1 lgj vaj ulliri
1 lgj kripë
2 lgj gjalpë
Fara sipas dëshirës
Përgatitja:
Fillimisht lyejmë një tepsi me pak vaj. Marrim petat një nga një dhe i mbledhim duke i rrudhosur si grusht. I vendosim në tepsi të gjitha petët e mbledhura. Marrim lëngun e zjerë të pulës, shtojmë kripë dhe e bashkojmë me vezët e rrahura me tel. Këtë masë e shtojmë sipër petave. E spërkasim në fund me gjalpë të tretur dhe fara susami, lini (sipas dëshirës). E vendosim byrekun në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 40 minuta.
MC/Shqiptarja.comKomente

