Përbërësit për brumin:
- 2 gota ujë
- 5 gota miell
- 1.5 lugë çaji kripë
Për mbushjen:
- 1 qepë
- 3-4 patate mesatare
- 2 lugë gjelle qumësht
- Spec i kuq pluhur
- Hudhër
- Trumzë
- Gjalpë / Vaj vegjetal
Përgatitja:
Në një tas të madh përzieni miellin me kripën, shtoni ujin gradualisht duke e përzier. Ngjesheni mirë me duar derisa të formohet një brumë i butë dhe elastik. Mbulojeni dhe lëreni të pushojë për 15 minuta. Ndërkohë mbushni një tenxhere me ujë dhe shtoni 1 lugë gjelle kripë, zieni patatet derisa të zbuten plotësisht. Kullojini dhe shtypini në pure. Shtoni gjalpë, qumështin, qepën e grirë hollë, hudhrën, specin e kuq, trumzën, dhe përziejini mirë. Ndajeni brumin në 2 pjesë, secilën pjesë ndajeni në 4 toptha. Mbulojini me një pecetë që të mos thahen. Në një sipërfaqe të spërkatur me miell, hapni topthin e parë me okllai. Pasi ta hapni pak, lyejeni sipërfaqen me vaj vegjetal. Vendosni mbushjen në qendër, palosni dy anë përballë drejt mesit, pastaj dy anët e tjera. Hidhni disa pika vaj në secilën palosje dhe kaloni lehtë me okllai sipër për ta rrafshuar. Nxehni një tigan të madh dhe lyejeni lehtë me vaj, vendosni byrekun në tigan dhe piqeni në zjarr mesatar. Kthejeni dhe piqeni nga të dyja anët derisa të marrë ngjyrë të artë.
Komente












