Byrek me qepë të njoma dhe djathë
Përbërësit:
- 2 petë sfoliat
- 3-4 qepë të njoma
- 200 gr djathë ose gjizë
- Pak majdanoz ose koper
- Kripë, piper
- Vezë për lyerje
- Fara susami të zeza
Përgatitja:
Fillimisht kaurdisim qepët e njoma të grira imët me pak vaj ulliri, kripë, piper. Marrim petën e parë vendosim mbushjen me qepë, djathë dhe bimë aromatike. Vendosim sipër petën e dytë. Në qendër vendosim një pjatë dhe bëjmë një prerje, pa e çuar deri në fund. Më pas e presim në segmente të drejta si rreze dielli. Përdredhim segmentet e prera, i lyejmë me të verdhë veze dhe në mes hedhim fara susami të zi. E pjekim në 180°C për 25–30 minuta derisa të marrë ngjyrë të artë.
Komente











