Byreku me djathë shkëlqeu në renditjen botërore! Bullgaria merr 'pronësinë': Është i yni!

Byreku me djathë shkëlqeu në renditjen botërore! Bullgaria merr 'pronësinë': Është i yni!

Byreku me djathë është një ushqim që e përdorin pothuajse të gjithë vendet e Ballkanit, por Bullgaria ka marrë ‘pronësinë’ e tij. Byreku me djathë është futur në në top 50-shen e gatimeve më të shijshme me djathë në botë, dhe radio Bullgaria, në edicionin e saj në gjuhën shqipe ka bërë një reportazh të gjatë për këtë.

Shkrimi i plotë: 

Byreku (banica) bullgar spikati në një renditje prestigjioze, duke hyrë në top 50-shen e gatimeve më të shijshme me djathë në botë. Faqja e famshme e kuzhinës tradicionale dhe produkteve vendase, Taste Atlas, i caktoi specialitetit tonë pozicionin prestigjioz të 5-të, ndërsa dy specialitete të tjera bullgare gjithashtu u përfshin në klasifikim – sallata e shopëve (pozicioni i 14-të) dhe sallata e barinjve (pozicioni 41). 

Në rajonet e ndryshme të Bullgarisë, byreku bëhet ndryshe dhe mund të ketë një shije të ndryshme, shpjegoi para Danaill Konov nga Radio Sofja e BNR-së Prof. Dr. Ana Koçeva, udhëheqëse e seksionit “Dialektologji” në Institutin e Gjuhës Bullgare pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Ajo u bind për këtë, së bashku me kolegët e saj, ndërsa udhëtonte nëpër territoreve të gjuhës bullgare në lidhje me përgatitjen e një harte kulinare interaktive. “Byrek është emri i përgjithshëm bullgar, por mund të hasen edhe emra të tjerë, si për shembull mlin bullgarisht,  të cilat gjithashtu do të thonë byrek por në dialekte të ndryshme bullgare, dhe jo vetëm”, thotë Prof.Koçeva dhe shton:

“Dhe nëse jeni në malin Rodopa dhe ju flasin për klin, keni parasysh se po flasin për byrek, edhe pse është bërë me oriz. Zellniku është gjithashtu një byrek kudo në territorin e gjuhës bullgare, por mos u gaboni se bëhet me lakër, përkundrazi është një byrek me të gjitha llojet e zarzavateve dhe bimëve të kopshtit, përfshirë barishtet. Edhe pse në disa vende zellniku bëhet vërtet me lakër, por me lakër turshi, më së shpeshti zellnik kuptohet si byrek me spinaq, labot, lëpjetë, etj. Ka edhe emrin billnik për byrekun me barishtetë dobishme", thotë Prof. Dr. Ana Koçeva.

Njihen edhe byreku qumështor, rreckaman, i tërhequr, dembel, shterpë etj. Dhe forma më e vjetër gjuhësore e byrekut në trojet tona është “gibanica” dhe është karakteristikë e trevës së qytetit Vidin të Bullgarisë Veriperëndimore (folja bullgare nagibam do të thotë palos, përkul). Janë të përhapur edhe emrat nga gjuha turke, për shembull burek, pedia ose pidia, si dhe tatlia e ëmbël etj., sepse: “Ne flasim për kuzhinën kombëtare bullgare, por ajo është kryesisht ballkanike. Është praktikisht orientale. Këtu në Ballkan ka shumë pika kryqëzimi. Dhe në këtë kuptim mund të flitet për “kulinari ballkanike”, si në aspektin gjuhësor ashtu edhe në atë ushqimor”, shpjegon Prof.Koçeva.

Erdhi koha për byrekun fatsjellës

Byreku është padyshim pjata më tradicionale bullgare dhe lidhet si me tryezën festive ashtu edhe me jetën e përditshme. Nuk është rastësi që është në top 5-shen e renditjes botërore - kjo është pjata me të cilën kuzhina kombëtare bullgare tërheq mysafirët tanë të huaj, sipas Prof. Koçeva dhe jo vetëm:

“Byreku është kaq i njohur sepse është e lidhur me zanafillën, me bukën, me brumin, me brumosjen, me tharmin dhe me gjithë atë që është sa kulinare aq edhe simbolike - si në kuzhinën kombëtare bullgare, ashtu edhe në kulturën tonë tradicionale, madje edhe në mitologji. Sepse atëherë, kur buka dhe byreku mund të zëvendësohen reciprokisht, do të thotë se qëndrimi ndaj tyre është po aq respektues” - thotë Prof.Koçeva.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 20/03/2023 13:12

    Iku dhe një përbërës autokton shqiptar i cili tashmë quhet bullgar. Mirë të na e bëjnë. Sallata greke është një sallatë e thjeshtë fshati në Shqipëri. Mirëpo kush mendon për të ardhmen e kombit të vet, i kushton rëndësi edhe gjësë më të vogël. Sepse në kohë paqe "luftohet" pikërisht me këto gjëra për të ruajtur identitetin dhe kombin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës