TIRANË - Përplasje të forta janë shënuar mes gjykatësit Vladimir Kristo dhe juristit Sokol Pasho i cili përfaqëson qeverinë në çështjen e nisur në Kushtetuese ku demokratët kërkojnë shpalljen antikushtetues të ligjit të Byrosë Kombëtare.
 
Përgjigjet që juristi ka dhënë gjatë seancës janë vlerësuar si ironi nga ana e anëtarit të trupës gjyqësore, i cili i është drejtuar Pashos duke i thënë se do ta kishte nxjerrë jashtë nëse do të ishte kryetari i Gjykatës Kushtetuese.
 
Gjykatësi Kristo-juristit Pasho: Të isha kryetar, të kisha nxjerrë jashtë. 
Përgjigju pyetjeve që bëjmë. 
Mos bëni ironi, kujdes me etikën.

Juristi Pasho-gjykatësit Kristo: Nuk mund t'i përgjigjem pyetjeve që bëni si të doni ju.

Pas ndërprerjes për disa minuta, Juristja e Parlamentit ka dhënë argumentet e saj për rrëzimin e kërkesë së Partisë Demokratike, por edhe ndaj në këtë rast Gjykatësi Vladimir Kristo ka sulmuar përfaqësuesit e mazhorancës.
 
Juristja e Kuvendit: Ngritja e Byrosë Hetimore si nevojë për të luftuar korrupsionin, pasi të gjitha raportet ndërkombëtare flasin se korrupsioni e shqetësim i vazhdueshëm
 
Gjykatësi Kristo: Me këtë byro ju prokurorin e ktheni në një menaxher, gjë që është e paligjshme, të paktën këtë thoni në prapësimet tuaja
 
Juristja e Kuvendit: Prokurori nuk kthehet në menaxher.
  
Byroja e Hetimit në Kushtetuese PD:S’mund të jetë në varësi të MB
Gjykata Kushtetuese është duke zhvilluar seancën për shqyrtimin e kërkesës së deputetëve të PD për shpalljen antikushtetues të ligjit “Byroja Kombëtare e Hetimit” kryesisht për nenet 27-36 dhe nenit 49 të ligjit nr.108/2014 “Për Policinë e Shtetit”
 
Duke renditur një sërë problematikash që sjell ky ligj, përfaqësuesi i PD në Gjykatën Kushtetuese, Ivi Kaso thekson se  me këtë ligj kryeministri kthehet ne kryeprokuror.
 
Partia Demokratike kërkon  rrëzimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit e cila është miratuar me ligjin 108 të policisë së shtetit. Sipas Ivi Kasos, ndjekja penale është e drejtë e prokurorisë dhe nuk mund të jetë një institucion në varësi të Ministrisë së Brendshme.

“Sipas Kushtetutës vetëm prokurori përfaqëson shtetin përball Gjykatës. Ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit pengon veprimtarin e Prokurorisë, çka do të sjellë që hetimet nga profesionale të shndërrohen në hetime politike. Ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit shmang prokurorin, si mundet që Ministria e Brendshme të hetojë. Me këtë ligj kryeministri kthehet ne kryeprokuror. Për këto arsye ligji duhet të shpallet antikushtetues.”- tha përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso në Gjykatën Kushtetuese.

Por për juristin e qeverisë, Byroja Kombëtare e Hetimit nuk krijon mbivendosje. Sokol Pasho e argumenton qëndrimin e mazhorancës me ekzistencën prej vitesh tashmë të SHKB-së.
 
“Byroja ka si qëllim të ndihmojë në luftën ndaj korrupsionit. Si byroja deri me tani ekziston prej vitesh SHKB-ja, dhe s’ka krijuar mbivendosje.”- tha juristi Sokol Pasho.

Lajm në përditësim

Redaksia Online
(a.hshqiptarja.com)