Ç’ndodhte në Hotel Dajti një muaj
pasi komunistët morën pushtetin

Ç’ndodhte në Hotel Dajti një muaj<br />pasi komunistët morën pushtetin<br>
Komunistët shqiptarë kishin 1 muaj që morën pushtetin zyrtarisht dhe me rastin e vitit të ri, ata organizuan një darkë madhështore në hotel Dajti.

Krerët e lartë të regjimit të sapo dalë nga lufta festuan deri në orët e para të mëngjesit me oficerë britanikë, amerikanë, rusë dhe jugosllavë që ndodheshin në krye të misioneve të tyre në Tiranë. Kjo darkë u shtrua në datë 1 janar të 1945. Në fotot e rralla të bëra nga oficerët britanikë nuk shfaqet Enver Hoxha.

Kjo mungesë e Hoxhës në festën e madhe në Hotel Dajti tregohet në kujtimet e britanikëve të cilët thonë se ai qëndroi shumë pak në atë mbrëmje. Ndërsa të tjerët duket se festuan hareshëm me ushqim me bazë peshku dhe pije të shumta, si dhe nën shërbimin elegant të punonjësve të Hotel Dajtit. Krejt ndryshe nga sa rrodhën ngjarjet më vonë me aleatët perëndimore, fotot shprehin afrimitetin që ata kishin me njëri tjetrin.

Oficerët britanikë vallëzojnë me zonjat më të larta të regjimit komunist si Liri Gega apo Olga Plumbi. Në foto shfaqen edhe personazhe të cilat më vonë Enver Hoxha do ti linte në hije apo do ti eleminonte të tillë si Dali Ndreu. Kujtimet e oficerëve britanikë tregojnë se komunistët shqiptarë organizonin festa të shumta dhe në mjaft prej tyre ftoheshin edhe ata.

[gallery]24616[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?

Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?