TIRANË- Partia Socialiste ka zgjedhur që për fushatën elektorale të 14 majit të vijë me një këngë të sajën, e cila lidhet ngushtë edhe me sloganin e PS ‘Vetëm përpara, kurrë më mbrapa’.  Kënga është shkruar posaçërisht për këtë fushatë, ndërsa pritet që të realizohet edhe një videoklip në të cilin do të përfshihen arritjet kryesore të qeverisë Rama.

Gazetari i Report Tv, Ermal Qori ka siguruar edhe këngën e plotë të socialistëve që do t’i shoqërojë ata përgjatë gjithë fushatës elektorale. Duket se socialistët kanë guxuar, duke zgjedhur muzikë tallava.

Dje, kryeministri Edi Rama dhe Kryebashkiaku Erion Veliaj, teksa hapën fushatën elektorale, zbuluan edhe një pjesë të këngës teksa zgjodhën të kërcenin me të rinjtë. Ende nuk dihet se kush është kompozitori dhe këngëtarët e këngës.

Teksti i Plotë:

Ne ecim para

"Në jetë e ke ti një shans të realizosh ëndrrat e tua,
Duhet vetëbesim dhe balancë, asnjë s'e gjeti rrugën e shtruar.

Nëse s'je i përgatitur,
S'ke për të arritur aty ku do.
Nëse ke dyshime tek vetja,
të shuhet etja, më beso!

Vitet ikin shpejt, e lënë pas t'kaluarën tonë.
Ecim para për të ardhmen, mbushur me shpresë dhe pse mendimet n'mendje bëjnë gara.

Hiqja vetes pra çdo limit,
Mos harro jena infinit,
S'mund të jetojmë një jetë me frikë,
Le ta mbushim shpirtin me dritë.

Refren

Ne ecim para, vëtëm përpara!
Ne ecim para, nuk e kthejmë jo kokën mbrapa.
Ta hongsha zemrën.
Ta falsha zemrën.
S'ka si shoqnia, jepi gaz veç përpara.

Ja re le le le le

Strofa 2

Asnjëherë nuk jam vetëm,
Me shok jam i fortë, 
errësirë edhe dritë,
Çdo hap e çdo sfidë,
Gëzim e zhgënjim, me ta unë jetoj.

E dua unë jetën (jetën)
me ngjyra ta boj.
Dua t'punoj fort mos ta festoj.
Ketë natë të kërcejmë, se s'kam ç'a jetoj.

Dashnisë i falem, fenomenale...
Listen through, sky is the limit, this is the sun, 
this is the answer

C'a po meno? Jeton jeto! 
Është këngë jonë, nuk di të nalem... ti mos ndalo

Refren

Ne ecim para, vëtëm përpara!
Ne ecim para, nuk e kthejmë jo kokën mbrapa.
Ta hongsha zemrën.
Ta falsha zemrën.
S'ka si shoqnia, jepi gaz veç përpara.

Choir:

Hajde festo,
Eshte endrra ime, 
Eshte endrra jone.
Ku eshte dashnia?
Ku ështe dashnia?

Është Shqiperia!

Ref

Ne ecim para, vëtëm përpara!
Ne ecim para, nuk e kthejmë jo kokën mbrapa.
Ta hongsha zemrën.
Ta falsha zemrën.
S'ka si shoqnia, jepi gaz veç përpara.