Aksioma e dytë është konvergjenca. Rregullat e drejtshkrimit ndaj tërësisë së këtij janë të krahasueshme me gurët e veçantë me të cilët ngrihet një ndërtesë, dhe si këta gurë, edhe ato rregulla kanë vendin edhe peshën e tyre si elemente përbërëse të një tërësie. Po peshë kryesore në këtë mes ka tërësia. Nuk është pa rëndësi që një fjalë e caktuar e shqipes të shkruhet me një ë të pathekse më pak ose më shumë, me r të fortë ose të thjeshtë, me l palatale apo velare, me sh a me ç në pozicion nistor, dhe për këto çështje e të tjera si këto po diskutohet në mënyrë që t’u japim rrugë përbrenda mundësive të sotme.

*(Shënim: Raporti i Eqrem Çabejit mban titullin “Mbi disa çështje të traditës së shkrimit dhe të drejtshkrimit të shqipes”. Titujt dhe mestitujt janë redaksional)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
