Çabej kundër Metrologjisë: Të
publikohen emrat e vjedhësve

Çabej kundër Metrologjisë: Të<br />publikohen emrat e vjedhësve
Publikimi vetëm i emrit të një kompanie që mashtron konsumatorët nuk mund të konsiderohet si shkelje e privatësisë, sipas komisioneres së Mbrojtjes së të Dhënave Personale. Ajo ka mbajtur qendrim kundër Metrologjisë në rastin e abuzimit me karburantet.

Flora Çabej-Pogaçe, komisionerja e Mbrojtjes së të Dhënave Personale, ka mbajtur dje qendrim kritik ndaj drejtuesve të Metrologjisë, të cilët ditët e fundit kanë deklaruar se nuk mund të bëjnë publikë emrat e subjekteve që vjedhin qytetarët. Në një qendrim zyrtar të saj, komisionerja ka deklaruar se transparenca për çfarë lejon pika 1 e nenit 9 e Ligjit “Për Inspektimet në Republikën e Shqipërisë”, për të mbrojtur interesat e subjekteve të të dhënave, në këtë rast, të konsumatorëve, „duhet konsideruar e rëndësishme, dhe e pakursyer, jo e trajtuar si e pamundur, në kundërshtim me ligjin, apo të krijohet dilema se çfarë është interes i rëndësishëm publik dhe se çfarë prevalon“.

Ky, në fakt, është veprimi më i mirë ligjor për të qenë në përputhje me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. Sipas saj, të gjithë kontrolluesit publikë e privatë nevojitet të zbatojnë në mënyrë të drejtë e të ligjshme legjislacionin e tyre përkatës në përputhje me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.


Ajo se çfarë përbën shkelje të privatësisë, nuk mund të konsiderohet publikimi i emrave të kompanive,ka thënë ajo.
Sipas komisioneres, ajo është njohur kohët e fundit me çështjen e identifikimit të kompanive tregtare të karburanteve, të cilat janë konstatuar me shkelje nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, dhe për këtë bën kujdes të shprehë qëndrimin e tij mbi gjetjen e ekuilibrit të duhur nga institucionet publike ndërmjet të drejtës për informim të publikut dhe mbrojtjes së të dhënave personale.


Komisioneri është i vetmi autoritet përgjegjës, që mbikëqyr dhe monitoron, në përputhje me ligjin, mbrojtjen e të dhënave personale, duke respektuar e garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe për këtë vazhdimisht rekomandon apo sugjeron përmes opinioneve e publikimeve kryerjen e veprimtarisë së kontrolluesve të të dhënave personale në përputhje me ligjin. Publikimi i abuzuesit është një detyrim ligjor i institucioneve publike, i cili parashikohet në ligjet e tyre organike siç është rasti i Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë, ku në Ligjin nr. 9875 date 14.02.2008 “Për Metrologjinë” i ndryshuar me Ligjin nr. 10217 datë 21.01.2010 në nenin 2 shprehimisht thuhet:
“Ky ligj ka si qëllim të realizojë mbrojtjen e konsumatorëve dhe të shtetit nga rezultatet e pasakta të matjeve”, shprehet Çabej.
Pak ditë më parë, drejtorja e Metrologjisë Kozeta Mesiti nuk pranoi të japë emrat e kompanive abuzuese, me pretendimin se shkelej privatësia e tyre.
 
faksimile


Shkrimi u publikua sot (15.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë