Çadra e PD,senatori italian kritika
Mogherinit: Ishte e njëanshme

Çadra e PD,senatori italian kritika<br />Mogherinit: Ishte e njëanshme
U shfaq hapur në mbështetje të protestës së opozitës një ditë më parë. Senatori i qendrës së djathtë në Itali Mario Mauri, njësoj si kryetari i PD, Basha artikulon kritika ndaj zëvendës presidentes së Parlamentit Europian Frederica Mogherini, e cila tha se integrimi i Shqipërisë varet nga zbatimi i vettingut.
 
Kërkesa e senatorit Italian për përfaqësueses së lartë të BE ishte që ajo të shfaqej e paanshme në qëndrimet e saj për situatën politike në Shqipëri.
 
Dua të kujtoj se ato që përfaqësojnë institucionet europiane, e kanë për detyrë të jenë të paanshëm dhe për detyre që të shohin me vëmendjen e duhur problemet e brendshme të një vendi, që populli të ndihet i respektuar.
 
Pikërisht për këtë mendoj që nuk është opozita që po bllokon institucionet, parlamentin dhe procesin e integrimit, por është qeveria po rrezikon të bojkotojë demokracinë"
u shpreh ai.
 
Sipas tij kërkesa për qeveri teknike është normale pasi situata e kriminalizmit të pushtetit është e jashtëzakonshme.
 
Nuk është precedent i rrezikshëm në rastin kur vendi është dukshëm në gjendje të jashtëzakonshme.
 
Fakti që kemi të bëjmë me një situatë të tillë, e konfirmon qëndrimi në pushtet i atyre personave që janë të lidhur me krimin.
 
Është detyrë e shoqërisë që të zgjidhë këtë situatë dhe detyrë e institucioneve që të mos lejojnë që në zgjedhje të futen financime të dyshimta që mund të ndihmojnë njërën apo tjetrën palë
”tha ai.
 
Një ditë më parë senatori Italian iu bashkua qëndresës së opozitës në çadrën e lirisë ku ofroi mbështetjen e tij për kryetarin Basha dhe kauzën e opozitës për qeveri teknike e zgjedhje të lira në Shqipëri.
 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ura e Ibrit, Osmani: Sigurohemi që të mos ketë konflikte! I drejtohet Stanos: Kur kalon në urat e tua s’i kërkon kujt leje

Ura e Ibrit, Osmani: Sigurohemi që të mos ketë konflikte! I drejtohet Stanos: Kur kalon në urat e tua s’i kërkon kujt leje