Interi i është bashkuar Milanit dhe Napolit në krye të Seria A, pasi zikaltërit kanë kaluar pa probleme Cagliari-n në ndeshjen e fundit të javës së dytë të kampionatit. Në Sardenja të besuarit e Inzaghit fituan 0-2 një ndeshje që e vulosën që në pjesën e parë.
Në minutën e 21 pas disa këmbënguljeve të njëpasnjëshme ishte Dumfries, i cili zhbllokoi shifrat. Interi nuk e la me kaq dhe falë presionit ndaj të zotëve të shtëpisë arriti të dyfishonte me të përhershmin Lautaro Martinez. Ky i fundit u ngjit në kuotën e 3 golave, duke barazuar Osimhen-in e Napolit, por edhe Giroud-in e Milanit. Sakaq të treja skuadrat pas javës së dytë të kampionatit janë në kuotën e 6 pikëve, po aq sa edhe Verona.
Sfida tjetër e ditës së hënë në Seria A mes Salernitana-s dhe Udinese-s u mbyll me shifrat 1-1.
Ndërkohë në La Liga Atletico Madrid ka shpërtalluar me shifrat 7-0 Rayo Vallecano-n ku luan edhe Ivan Balliu. Serinë e golave e nisi Griezman dhe më pas vijoi me Depay-n, Molina-n, Morata ‘dopietë’, Correa dhe në fund Hermoso. Kjo ishte fitorja e dytë në 3 javë kampionat për Atletico-n, por mënyra se si erdhi ky trepikësh është një sinjal i qartë si për Barcelonan ashtu edhe për Real Madrid. 3 skuadra të cilat luftojnë për titull kampion.
AMALA FORZA INTER AMALA..
Përgjigju