Cahill, në dyshim për finalen e
madhe ndaj Bayern në Champions

Cahill, në dyshim për finalen e<br />madhe ndaj Bayern në Champions
Opsionet e Chelsea në qendër të mbrojtjes për finalen e Ligës së Kampionëve, kundër Bayern Munich më 19 maj janë kufizuar edhe më tepër. Në ditët e fundit është shtuar frika se futbollisti energjik Gary Cahill mund të mos rikuperohet në kohë nga lëndimi që ai pësoi në ndeshjen kundër Barcelonës të martën.

Menaxheri i përkohshëm i Chelsea, Roberto Di Matteo, ishte në dyshim sa i përket mundësisë së rikuperimit të Cahillit për ndeshjen finale prandaj mbrojtësi anglez është në garë me kohën për të qenë në dispozicion.

Mbrojtësit John Terry dhe Branislav Ivanovic janë të pezulluar për finale ndërsa këtyre i shtohet edhe Ramires që shënoi njërin gol ndaj Barcelonës. Trajneri Di Mateo po përgatit në skuadër me “arna” për finalen e madhe në “Fussball Arena” në 19 Maj, pasi kontigjenti i tij është reduktuar nga penalizimet. (rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?



×

Lajmi i fundit

Opozita greke fushatë në Shqipëri/ Drejtuesi i SYRIZAS zhvillon takime në zonën e Dropullit

Opozita greke fushatë në Shqipëri/ Drejtuesi i SYRIZAS zhvillon takime në zonën e Dropullit