Çaj i rubinit të kuq ka aftësi
të ulë tensionin e lartë të gjakut

Çaj i rubinit të kuq ka aftësi<br />të ulë tensionin e lartë të gjakut<br>
Rubini i kuq është një bimë mjekësore që është përdorur në alternativat popullore të shërimit prej shekujsh.Rubini i kuq pjesë e familjes botanike Hibiscus sabdariffa është përdorur si laksativ, por edhe për të trajtuar sëmundjet nervore dhe ato kardiake. Rrubini i kuq shitet në paketime të vogla dhe të mëdha si të lëngjeve të frutave.

Çaji i rubinit të kuq, sipas të dhënave të AgroWeb.org, është përdorur si çaj mbrëmjeje në Egjipt dhe në Lindjen e Afërt prej shekujsh. Pjesët e ngrënshme të kësaj bime, që ngjajnë si sytha të kuq e të tharë, përdoren për përgatitjen e çajit. Ato janë të pasura me kalcium, niacinë, riboflavinë, vitaminë C dhe hekur. Pija e rubinit të kuq nuk përmban kafeinë.

Sipas ekspertëve pija e rubinit të kuq arrin të:

Shuan etjen

Çaji i rubinit të kuq mund të pihet i ngrohtë ose i ftohtë. Kur është i ftohtë arrin të shuajë etjen në mënyrë efikase. Rekomandohet si një alternativë e shëndetshme e pijeve për atletët dhe sportistët.

Çaji i rubinit të kuq ka aftësinë të qetësojë dhe freskojë trupin, duke përshpejtuar nxjerrjen e sekrecioneve dhe lëngjeve të tepërta nga organizmi ndaj është përdorur gjithnjë në dieta dhe në mjekësinë popullore.

Ul tensionin e lartë të gjakut

Çaj i rubinit të kuq ka aftësi të ulë tensionin e lartë të gjakut. Kjo u zbulua gjatë një studimi që përfshiu 70 njerëz që vuanin nga tensioni i lartë.

Gjysma e pjesëmarrësve pinin çaj rubini një herë në ditë, ndërsa gjysma pinin ilaçe kundër tensionit dy herë në ditë. Pas një muaji, 79% e atyre që kishin pirë çaj panë se tensioni i gjakut ishte ulur me 10 pikë. 84% e atyre që kishin pirë ilaçe vunë re të njëjtën gjë.

Rubini i kuq është një antioksidant dhe parandalon oksidimin e lipo-proteinave, që rriten përtej normales dhe shkaktojnë tensionin e lartë të gjakut.

rubini i kuq

Ndihmon me humbjen në peshë

Disa njerëz e pinë çajin e rubinit të kuq për të rënë në peshë. Trupi prodhon një enzimë e njohur si amylase që shpërbën sheqernat komplekse në ushqim.Kur dikush konsumon ushqime të pasura me karbohidrate, atëherë gjasat për shtimin në peshë janë të larta.Rubini i kuq përmban një substancë që parandalon prodhimin e enzimës së lartpërmendur.

Nëse dikush konsumon rregullisht çaj rubini atëherë parandalon përthithjen e tepërt të karbohidrateve dhe rrjedhimisht nuk shton në peshë.

Kundër kollës dhe të ftohtit

Sipas ekspertëve, lulet e freskëta të rubinit të kuq përmbajnë 6.7 mg acid askorbik, një formë e vitaminës C që është një nga ushqyesit më të nevojshëm të organizmit. Rubini i kuq njihet që lufton inflamacionin dhe bakteret, madje shpesh përdoret kundër të ftohtit dhe kollës.

Duke qenë se ka efekt qetësues, çaji i rubinit të kuq është efikas në uljen e problemeve të shkaktuara nga temperatura e lartë.

Ushqyesit

Përveç sasisë domethënëse të acidit askorbik, rubini i kuq përmban disa substanca ushqyese si: 1.145 g proteina, 2.61 g yndyrna, 12.0 g fibër, 1,263 mg kalcium, 273.2 mg fosfor, 8.98 mg hekur, 0.029 karoten, 0.117 mg thiaminë, 0.277 mg riboflavinë dhe 3.765 m niacinë.

Rubini i kuq shërben si një suplement i shkëlqyer ushqimor që i vjen në ndihmë sistemit imunitar./AgroWeb.org

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj! Të ardhruat për frymë arrijnë 1.1 mln lekë

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj! Të ardhruat për frymë arrijnë 1.1 mln lekë