Mbi 10 000 produkte, të cilat rezultuan pa pullën e Agjencisë së Barnave, pa pullën e Ministrisë së Financave dhe pa etiketa në gjuhën shqipe janë sekuestruar në Tiranë.

Sipas faqes së internetit të firmës 'Limited Charm' këto produkte të skaduara dhe të kontrabanduara përfshijnë çajra, kapsula e kremra bimorë.

Të gjitha suplementet të cilat ishin edhe në ofertë sipas faqes kapnin vlerën 4800 lekë.


Lajmi kryesor:

Tiranë, zbulohet magazina me mbi 10 mijë suplemente ushqimore e bimore të skaduara! Në kërkim administratori i 'Limited Charms' (EMRI+VIDEO)