Çajrat bimore shqiptare, si të
kuroni gripin në kushte shtëpie

Çajrat bimore shqiptare, si të<br />kuroni gripin në kushte shtëpie
Me ardhjen e stinës së dimrit në qarkullim kemi edhe shumë viroza që kryesisht lidhen me rrugët e frymëmarrjes.
 
Masat parandaluese që duhet të ndërmerren kanë një rëndësi për të zvogëluar sadopak rrezikun e përhapjes. Një nga mënyrat më të mira për gripin janë edhe çajrat me bimë mjekësore që shpesh i gjejmë edhe në shtëpitë tona.
 
Mjeku i mjekësisë alternative Hysni Dankshi në një intervistë për “Rreze Dielli” në Report Tv ka dhënë disa këshilla se si mund të kurojmë gripin në kushte shtëpie.
 
“Sëmundjet që vijnë tani kanë temperaturë, ethe, kollë, acarim të bajameve, etj duke bërë që shumë pacientë të shkojnë në farmaci për të marrë ilaçe pa u konsultuar me mjekun, por nganjëherë mund të bëjmë diçka edhe në kushte shtëpie”,
shprehet ai.
 
Sipas Dankshit mjekësia alternative ofron shumë opsione me thjeshtë disa bimë që çdokush i siguron pa vështirësi.
 
“Në shtëpi duhet të kemi limon, hudhër, trëndafil të egër, dëllinjë, etj. Për temperaturën e lartë është i mirë trëndafili i egër. Ky lëng shton vitaminën C, ul oreksin dhe temperaturën dhe eliminon virozat. Gjethja e dafinës është një tjetër ilaç për gripin, kryesisht për ikjen e zërit”, thotë Dankshi.
 
Sipas mjekut edhe mjalti që është bio mund të përdoret edhe nga diabetikët. Ai ka shpjeguar sesi përgatiten këto acarja ndërsa ka theksuar se për të rriturit duhet një lugë gjelle nga bima përkatëse yë cilën e hedhin në një gotë ujë ndërsa për të vegjlit ¼ e kësaj mase ndërsa për ata mbi 10 vjeç ½ e masës.
  
“Thundëmushka është një lule tjetër që ka një çaj shumë të mirë për gripin, kollën, azmën, etj”
, thotë mjeku.
 
Sherebela shqiptare është një tjetër bimë që përdoret edhe nga kompani të huaja në botë dhe shërben për kollën, djersitjen, temperaturën, ftohjen, pastrimin e mushkërive, madje shton edhe sekrecionet e qumështit për nënat me gji.   
 
Dëllinja e kuqe dhe luleshtogu janë edhe disa nga çajrat e rëndësishme që japin efekt të ndjeshëm për virozat.
 
Mjeku shpjegon se edhe përzierja e dafinës, thundemushkut, luleshtogut dhe sherbelës, nëse përgatiten në vete dhe më pas bashkohen japin një kombinim me efekt të shumanshëm.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike