Duke kujtuar deklaratën e Kreut të Partisë së Lirisë ku mos- distancimi i tij nga një person 'non grata' si Sali Berisha nuk cenon marrdhëniet me SHBA-të, Sekretarja e Partisë së Lirisë për Marrëdhëniet me Publikun, Silva Caka tha për Report Tv se Meta i referohet bashkëpunimit me Partinë Demokratike dhe jo të një individi të caktuar.
Ajo u ndal dhe te deklarata e Ilir Metës se shtatori do të jetë një 'muaj i nxehtë' nga një aksion opozitar, për të cilën Caka tha se njerëzit duhet të organizohen që të protestojnë dhe se partia ka realizua dhe vazhdon aksionin e saj.
"Çfarë presin, ti vihet flaka, Shqipërisë dhe Tiranës? Aksioni opozitar e bën aksionin e vetë në mënyrën e vetë, në të gjitha format demokratike. Më habit fakti që njerëzit nuk marrin pjesë në protesta dhe presin një shator tjetër. Kishim një protestë për inceneratorët, vjedhja më e madhe. Ne e bëmë publike për të gjithë shqiptarët, sa më të qartë dhe të kuptueshme për të gjithë shqiptarët. Ndërmorëm dhe hapa ligjor dhe jo vetëm politik, duke çuar padi në SPAK, kemi vijuar me vënien në dijeni me fakte të reja, organizuam dhe një protestë, nuk e di njerëzit çfarë presin më nga një parti politike. Presim të kemi dhe një reagim nga Qeveria.”, u shpreh Caka.
Caka paralajmëroi se Partia e Lirisë ka siguruar "një provë të fortë" pa dhënë shumë detaje, ndërsa tha se po pritet që ende të verifikohet më pas të bëhet publikimi.
“Provat janë prova, janë të pa kontestueshme , në çdo gjë që na vjen ne kemi një filtër që kontrollon autenticitetin tyre. Ka prova të forta, njëra prej tyre është realisht shumë e rëndë, është ende në verifikim. Në momentin që do të jenë të gjitha gati do të publikohen.” u shpreh Caka.
Ajo u ndal dhe te takimi i Ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim me Ilir Metën, ajo tregoi shkurtimisht çështjet për të cilat u diskutua.
“Më vjen jo mirë kur diskutohen tonet mes një liderit politik dhe një ambasadoreje. Ky ishte takimi i parë që prej rikthimit të tij si një lider i Partisë së Lirisë me Ambasadën amerikane. Mbi të gjithë çështjet që u diskutu nuk e prekin partinë. Ka qenë një takim transparent, ajo çka u diskutua janë, kryesish çështje që rëndojnë politikën kohët ,e fundit. Patjetër nga Partia e Lirisë ka pasur gatishmërinë për të qenë në të njëjtën linjë që predikohet nga Ambasada Amerikane saj përket financimeve të dyshimta, parave të ndryshme që mund t’i ofrohen partive politike , të paktën ne si Partia e Lirisë , apo qoftë Lëvizja Socialiste për Integrim, jemi shumë korrekt lidhur me financat partiake.”, tha ajo.
Lidhur me qëndrimin që ka mbajtur kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta për t'u mos distancuar me Sali Berishën duke kujtuar se është një person i shpallur ‘non-grata' dhe duke vazhduar në këtë mënyrë bashkëpunimin me partinë e tij, Caka u shpreh se Meta i referohet bashkëpunimit me Partinë Demokratike dhe jo me një individ të caktuar.
“Ai është një qëndrim që Departamenti amerikan i Shtetit, apo Ambasada amerikane e ka me një person, mirëpo Partia Demokratike nuk përbëhet nga Z.Berisha, ka dhe individë të tjerë që nuk e ka këtë problemin e non-gradas, me të cilët në bashkëpunojmë në mënyrë korrekte, drejtues të strukturave, forumeve. Nuk ekziston aty brenda vetëm Berisha. Ajo është tërësisht një betjë personale, politike, morale e tij. Ne nuk merremi nëse ai është ‘non-grata’ ose jo. Ne bashkëpunojmë me Partinë Demokratike dhe për aq kohë sa bashkëpunimi është me Partinë Demokratike dhe jo me një individ të caktuar jemi politikisht korrekt.”, u shpreh Caka.