TIRANË- Pas disa përplasjeve në distancë, kryesisht në prag të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të vitit 2021, kohë kur Ilir Meta ishte president, por ishte mjaft aktiv në fushatën elektorale kundër qeverisë, kreu i Partisë së Lirisë tashmë ka bërë ‘paqe’ me diplomaten amerikane Yuri Kim.

Ilir Meta ka pritur sot në selinë Partisë së Lirisë, ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim, teksa ka ndarë edhe detaje në lidhje me takimin mes tyre.

Sipas Metës është diskutuar në mënyrë konstruktive mbi bashkëpunimin e Partisë së Lirisë me SHBA-në. Meta nënvizon se bashkëpunim do jetë në interes të forcimit dhe intensifikimit të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA, përmbushjes të detyrimeve tona si vend anëtar i NATO-s, si dhe reformave prioritare të përshpejtimit të integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE.

'Sot mirëprita në selinë e Partisë së Lirisë Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Yuri Kim. Ishte kënaqësi të diskutonim hapur dhe në mënyrë konstruktive mbi bashkëpunimin e Partisë së Lirisë me SHBA, në interes të forcimit dhe intensifikimit të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA, përmbushjes të detyrimeve tona si vend anëtar i NATO-s, si dhe reformave prioritare të përshpejtimit të integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE'- shkruan Meta.

Gjatë fushatës elektorale të vitit 2021, Ilir Meta, megjithëse në rolin e presidentit të vendit, me një gjuhë të paprecedentë sulmoi asokohe ambasadoren amerikane Yuri Kim, ku i kërkonte që mos të ndërhynte në zgjedhjet parlamentare. Vetë diplomatja amerikane dënoi gjuhën e ashpër të Ilir Metës, gjatë fushatës elektorale, ku ish-kreu i shteti u bënte thirrje qytetarëve, që të mprehin sfurqet e sëpatat që të mbrojnë votën. Yuri Kim dënoi ashpër fjalorin e Metës, duke e shigjetuar drejtpërdrejt kreun e shtetit dhe duke i thënë se thirrjet e tij për mprehje të sfurqeve dhe sëpatave janë të papranueshme dhe të dënueshme dhe se për këtë duhet të mbajë përgjegjësi.

1663936976_ilirmeta.jpg

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:35
Yuri Kim takoi Metën, ambasada: Në vazhdën e takimeve me krerët e politikës, partitë të bashkohen në dialog

1663947459_FdWXynkXoAADacR.jpg

Ambasadorja e Shteteve të bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka nënvizuar sot se partitë politike shqiptare duhet të bëjnë dialog për integrimin dhe demokracinë në vend.Në një postim në Twitter ambasada njofton se ky takim i Kim me Metës ishte në vazhdimësi të takimeve të saj me liderët politikë.

 “Ambasaroja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim u takua sot me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në kuadër të takimeve të saj të vazhdueshme me liderët politikë shqiptarë. Ajo përsëriti nevojën që partitë politike të bashkohen për t'u angazhuar në dialog konstruktiv që forcon demokracinë, lufton korrupsionin dhe çon përpara negociatat e Shqipërisë për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian”, shkruan ambasada amerikane.