Kë zgjidhni mes Berishës dhe SHBA-ve? Meta: Kjo çështje nuk cenon marrëdhënien time me Amerikën! Nuk ka krizë mes PD dhe PL

Çfarë do të ndodhte nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i kërkonin Ilir Metës distancimin nga një ‘non grata’ si Sali Berishës? Kësaj pyetje, kryetari i Partisë së Lirisë nuk i dha sot një përgjigje të qartë, edhe pse u shpreh se një çështje e tillë në asnjë moment nuk do ta cenonte marrëdhënien e tij dhe të partisë së tij me Uashingtonin. Ish-Presidenti nënvizoi se në çdo rast marrëdhëniet e Partisë së Lirisë me Amerikën do të ishin të shkëlqyera.

‘Në çdo rast marrëdhëniet e mia dhe të Partisë së Lirisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk cenohen. Amerika është vend i Lirisë dhe liria do të thotë se në finale mbizotëron vullneti i popullit dhe SHBA ka treguar se respekton vullnetin e popullit”, tha Meta.

Sa i përket takimit të tij me ambasadoren Kim, Meta tha dhe një herë se ka qenë një bisedë shumë të hapur, shumë bashkëpunuese.

“Ne nuk ndajmë të njëjtat mendime për çdo gjë, kjo është normale po të kemi parasysh edhe dy pozicionet e ndryshme, unë jam politikan, zonja ambasadore është diplomate dhe do ti përmbahet udhëzimeve që merr. Sa i takon partneritetit strategjik Shqipëri- SHBA bashkëpunimi është i shkëlqyer në të gjitha fushat, në qëndrimet tona sa i takon stabilitetit dhe sigurisë në rajon, sa i takon solidaritetit me Ukrainën dhe me NATO-n, me BE-në. Ata jam i sigurt që do të respektojnë çdo vendim që merr Partia e Lirisë”, tha Meta.

Kryetari i Partisë së Lirisë u kujdes të nënvizonte se nuk ka asnjë krizë mes tij dhe Berishës dhe se këto shpiken nga mendja e Edi Ramës dhe sejmenëve të tij të shpërndarë kudo.

“Ka qenë një koherencë e qartë e PL dhe PD që ka çmontuar dhe i ka treguar gjithë qytetarëve që vjedhja që planifikonte tu bënte Rama përmes 4 fishimit të faturave të energjisë ishte një mashtrim që synonte të mbulonte vjedhjet që kanë ndodhur në këtë sektor. Politika e Edi Ramës është e qartë, të varfërohet shtresa e mesme, të fuqizohen grupet kriminale, të ligjërohen paratë e tyre. Kështu shkatërrohet konkurrenca. Kjo është politika e Edi Ramës, shkatërrimi i shtresës së mesme, si një garantë e demokracisë dhe stabilitetit”, tha Ilir Meta.

Kujtojmë se dje ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, e pyetur për takimin me Metën tha se nga Uashingtoni ka vetëm një kufizim, mos takimi i personave ‘Non Grata’, pjesë e së cilit është edhe Sali Berisha, i cili sot pretendon se drejton Partinë Demokratike.

“Do të vazhdoj të takohem me një gamë të gjerë drejtuesish politikë nga të gjitha partitë. E dini, kam vetëm një kufizim, dhe nuk është kufizim që ia vendos unë vetes, por është kufizim nga Uashingtoni…(Për Z. Berisha) …dhe ky kufizim është që nuk do të takohem me dikë që është shpallur nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor ose minim të demokracisë”, tha Kim.

 

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luan: 30/09/2022 14:07

    Ti shume shoejt sdo e shofesh me ameriken fiks si ai shoku yt.

    Përgjigju
  • Alban: 30/09/2022 14:06

    Keni filluar ti lepiheni njeri tjeterit ju tani se skeni cbeni me skeni ci jepni me ketij vendi, jo se i keni dhene gje deri tani mos te keqkuptohemi.

    Përgjigju
  • igli tirane: 30/09/2022 13:10

    te dy ne burg per mijera krime dhe korrupsione ne dem te shqiptareve

    Përgjigju
  • igli tirane: 30/09/2022 13:09

    thjeshte te dy ne burg per mijera krime e korrupsione ne dem te shqiptareve per 30 vjet demokraci

    Përgjigju
  • Ylberi: 30/09/2022 12:22

    Asnje ceshtje ste cenon tu perderisa nuk ka te bej me lek ose me flori????????

    Përgjigju
  • alma: 30/09/2022 12:21

    se kuptoj si ben si i ndershem ky pis

    Përgjigju
  • ersiola: 30/09/2022 12:20

    sec kam nje pershtypje qe ky meta do zihet me salen se aq i ndyr esht si person

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja