Caka: Raporti i KE, është bërë progres në 5 prioritet kyçe

Fjoralba Caka, pedagogia e ftuar në studion e Report Tv, foli për hapat dhe zhvillimet e fundit në vend, përsa i përket çështjes së hapjes së negociatave dhe anëtarësimit të saj në BE, si dhe për rolin e  ndikimin që kanë palët politike për vendosjen përfundimtare të kësaj çështjeje.

Dhënia e rekomandimit për hapjen e negociatave, ishte e kushtëzuar me plotësimin e 5 prioriteteve kyçe që ju caktuan Shqipërisë në progres raportin e vitit 2016. Rekomandimi i Komisionit do të pasohet nga një vendim i Këshillit në Qershor. Pas vendimit të këshillit, do të kemi hapa të tjerë teknik, si kuadri i negociatave, më pas kemi shqyrtimin e legjislacionit(screening) dhe hapjen e kapitujve të negocimit. Hapja e negociatave pas zgjerimit te vitit 2004 është bërë proces i vështirë dhe i politizuar. Për sa i përket procesit të negocimit, elita politike është ajo që, ose e çon përpara ose e pengon këtë proces. Patjetër që janë bërë reforma, por kërkohet më shumë bashkëpunim politik, opozita duhet të jetë konstruktive, në këtë rast, pra  të dyja palët e kanë përgjegjësinë për ta çuar Shqipërinë përpara.  Po ti referohemi BE-së, përpara se të zgjerohet, duhet të bëjë ndryshime të brendshme. Kur ka një zgjerim të BE, ka një rishpërndarje të votave në Këshill dhe reformim të vendimmarrjes së brendshme të institucioneve të BE, prandaj shpesh para zgjerimit shtetet anëtare bëhen skeptike dhe kërkojnë reformim të të Bashkimit, dhe ndryshim të vet Unionit. Është e vështirë ta parashikojmë se ku po shkon europa sot; nga një ane shohim një tendencë për t'u larguar nga BE-ja, siç është rasti i Britanisë së Madhe e nga ana tjetër tendencë për të thelluar integrimin e vendeve të BE, nisme e cila për momentin udhëhiqet nga Macron.  Shqipëria në vend që të analizojë qëndrimin e Macron-it për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor,duhet të merret me shumë me reformimin e saj të brendshëm. Integrimi i Shqipërisë në BE është një proces kompleks që ka aspekte negative dhe pozitive, ndaj duhen analizuar me kujdes efektet e integrimit në vend. Në fushën e politikës së jashtme, është mirë që Shqipëria në kuadër të procesit të anëtarësimit, të këtë aleatë, është mirë që marrëdhëniet me fqinjët të rregullohen, sepse  parashikohet që këto marrëdhënie të sheshohen, para se vendet kandidate të hyjnë në BE. Studentët janë pjesa më e i informuar e qytetarëve, ata që do rrisin një Shqipëri evropiane. Përsa i përket Kosovës, nga ana proceduriale, Kosova është më mbrapa, sepse ka vetëm statusin e vendit potencial kandidat, dhe kalimi në statusin e vendit kandidat është një proces që kërkon vullnet politik, e që ka prioritete të shumta. Çështja e kufijve bilateralë, është një çështje e rëndësishme, nëse BE-ja do të merrte rolin e përcaktimit të kufijve,  do të prekte imazhin e saj, e do të perceptohej si një ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit që i mungon legjitimiteti. Ndërsa, çështja e emrit për Greqinë e Maqedoninë, është e shumë përfolur, kjo tejzgjatje ul imazhin e BE, dhe besueshmërinë e kredibilitetin e saj për t'u anëtarësuar. 

Pedagogia, Fjoralba Caka
 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin