Caka rrëzon burrat:S’duam trëndafila
virtualë,mblidhuni ose zbythuni!

Caka rrëzon burrat:S’duam trëndafila<br />virtualë,mblidhuni ose zbythuni!
Jo të gjitha femrat kanë mirëpritur urimet e burrave ditën e sotme në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Me një qëndrim krejtësisht të veçantë është shfaqur sot deputetja e LSI-së, Silva Caka, e cila ju kërkon burrave të politikës, konkretisht anëtarëve të Komisionit të Rëformës Zgjedhore, të heqin dorë nga falsiteti dhe t'u japin grave atë që meritojnë në të vërtetë: barazi përfaqësimi në parlament dhe në drejtimin e bashkive. 
 
Ja statusi i saj i plotë në Facebook ditën e sotme:

8 Marsi, në gjithë botën njihet si dita e gruas dhe celebrohet në mënyra të ndryshme në vende të ndryshme. Nuk dua aspak të shpreh mendimin tim mbi mënyrën që secila prej nesh zgjedh të manifestojë në këtë ditë (festë apo protestë), por dua t'i bëj një thirrje publike anëtarëve të Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore:
Nuk kemi aspak nevojë për urimet Tuaja në profilet Tuaja zyrtare, ku n'a dërgoni trëndafila e karafila virtualë!!!
Ne kërkojmë që Ju të ushtroni detyrën për të cilën u mandatuat: t'a mblidhni Komisionin (ndjesë pastë!) dhe të merrni një vendim real dhe proporcional mbi përfaqësimin e gruas në vendimmarrjen e lartë!
Në kohën kur në nivelet më të larta të vendimmarrjes, krimi është ulur këmbëkryq, e vetmja mënyrë për t'a zmbrapsur është rritja e përfaqësimit të gruas në drejtimin e bashkive të vendit, në Parlament apo në Qeveri.
Krimi, kanabisi, korrupsioni nuk janë të vetmet arsye për të cilat nevojitet ndryshimi i realitetit politik; një e ardhme më e mirë kërkon përfaqësim të barabartë, sasior dhe cilësor, prandaj mblidhuni dhe për hir të të ardhmes tonë dhe të fëmijëve tanë, miratoni të paktën ndryshimin e përfaqësimit të grave dhe vajzave në Parlament!!!
Na detyroheni kaq!!!
Prandaj, ose mblidhuni ose zbythuni, se mund t'a bëjmë shumë mirë vetë këtë ndryshim!!!

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

'Të monitorohet furnizimi me karburant!' Ministri i Financave Malaj inspektim në Porto Romano! Gazheli: Viti do mbyllem 700 mijë tonë karburant të importuar

'Të monitorohet furnizimi me karburant!' Ministri i Financave Malaj inspektim në Porto Romano! Gazheli: Viti do mbyllem 700 mijë tonë karburant të importuar