Hapet zyra e misionit të posaçëm të Shqipërisë në Ukrainë, Cakaj: Të angazhuar për një kryesi të suksesshme të OSBE

Hapet zyra e misionit të posaçëm të Shqipërisë në Ukrainë, Cakaj: Të angazhuar për një kryesi të suksesshme të OSBE

TIRANË- Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka njoftuar se Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë ka marrë vendim për hapjen e misionit të Posaçëm të Republikës së Shqipërisë në Kiev, Ukrainë. 

Në një postim në rrjetin social Facebook, Ministri në Detyrë shkruan se Qëllimi i këtij projektvendimi është përmbushja e një ndër prioriteteve kryesore të Kryesisë shqiptare të rradhës së OSBE-së, që ka të bëjë me situatën në, dhe përreth Ukrainës, krahas konflikteve të tjera të zgjatura të cilat janë fokus të kësaj organizate.

Ky vendim sipas Cakaj është shprehje e përkushtimit të Shqipërisë për të qëndruar në lartësinë e detyrës përgjatë Kryesisë së OSBE-së 2020.

“Shqipëria si vend kryesues i OSBE-së e ka me rëndësi madhore të përcjellë, së pari, tek pala ukrainase mesazhin e rëndësisë dhe vëmendjen që i jep adresimit me qëllim zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë, dhe së dyti, tek 56 shtetet anëtare të OSBE-së.” shprehet Cakaj në postimin e tij.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump