Cakaj në Berlin: Shqipëria e angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të AVL-ve
Cakaj në takimin e dytë të nivelit të lartë të nismës franko-gjermane
Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në takimin e dytë të nivelit të lartë të nismës franko-gjermane për koordinimin e luftës kundër trafiqeve të paligjshme të Armëve të Vogla dhe të Lehta (AVL) në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Sipas deklaratës për shtyp, ky takim u zhvillua nën drejtimin e Ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, Ministrit të Punëve të Jashtme të Francës, Jean-Yves Le Drian dhe në praninë e Komisionerit të Bashkimit Evropian për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Oliver Varhelyi dhe Komisioneres për Punët e Brendshme, Ylva Johanson.
Cakaj nënvizoi vendosmërinë e Shqipërisë në përmbushjen e angazhimeve të ndërmarra kundër trafikimit të paligjshëm të Armëve të Vogla dhe të Lehta, duke e cilësuar atë edhe si pjesë e hapave në kuadër të integrimit evropian.
Duke e quajtur përhapjen e Armëve të Vogla e të Lehta si kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë kombëtare, rajonale dhe më gjerë, Ministri në Detyrë Cakaj tha se adresimi i sfidave që burojnë nga trafikimi dhe përdorimi i paligjshëm i AVL-ve është vendosur në prioritetet e Kryesisë shqiptare të OSBE-së, gjatë këtij viti.
Në këtë kontekst Ministri në Detyrë Cakaj komunikoi se kryesia shqiptare e OSBE-së planifikon te zhvillojë një konferencë ndërkombëtare mbi sfidat e sigurisë dhe të AVL-ve gjatë gjysmës së dytë të 2020.
Për më tepër, Ministri në Detyrë Cakaj cilësoi luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të AVL-ve si një sfidë sigurie jo vetëm për rajonin por edhe për BE.
Në këtë frymë Ministri Cakaj nënvizoi rëndësinë e hapjes se negociatave për anëtarësim si një instrument qe do te nxisë më tej reformat e ndërmarra nga Shqipëria dhe rajoni në këtë fushë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.8%
-
Jo
49.2%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2308
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
10 Janar, 17:06
-
Itali/ Festoi Vitin e Ri me të shtëna armësh dhe e postoi videon në rrjetet sociale, arrestohet shqiptari! Google Earth e spiunoi, i zbulohet 'depo' armatimi në banesë
4 Janar, 17:00
-
Shkodër/ Grabiti me armë dy vëllezër dhe më pas i shantazhoi që t’i jepnin 20 mijë lekë, arrestohet 32-vjeçari! Momenti i prangosjes (VIDEO+EMRI)
3 Janar, 10:24
-
Gjermani/ Shpërthim i fuqishëm para godinës së policisë në Berlin, 2 oficerë të plagosur
3 Janar, 08:38
-
Gjermani/ Sulmi terrorist nga mjeku në Magdeburg: Autori kishte lënë një testament në makinën e tij, zbulohet përmbajtja
24 Dhjetor 2024, 21:39
-
Kapet një sasi e madhe e armëve të ftohta në Prishtinë
23 Dhjetor 2024, 09:44
-
Itali/ Trafik kokaine nëpërmjet ‘WatsApp’, kapet në ndjekje 23-vjeçari shqiptar! I sekuestrohen armë dhe euro cash
21 Dhjetor 2024, 19:39
-
Kurbin/ Policia parandalon një ngjarje të mundshme kriminale, 21-vjeçari sheh efektivët dhe arratiset! Gjendet pushka dhe fishekët në makinë, shpallet në kërkim (EMRI)
3 Dhjetor 2024, 15:42
-
Policia e Kosovës aksion në veri të vendit, gjen armë dhe uniforma ushtarake
20 Nëntor 2024, 21:09
-
Iu gjet një arsenal me armë në makinë, dënohet me 14 muaj burg 19-vjeçari shqiptar në Angli (EMRI)
16 Nëntor 2024, 15:33
-
Tiranë/ Qarkullonte me makinë i armatosur, arrestohet në flagrancë 42-vjeçari! I sekuestrohen pistoleta dhe municioni
12 Nëntor 2024, 12:39
-
Tiranë/ Lëvizte i armatosur nëpër kryeqytet, pas arrestimit i gjendet dhe sasi droge! Arrestohet 40-vjeçari me dy identitetet (VIDEO)
9 Nëntor 2024, 15:13