Cakaj në New York/ Shpërndan abetare për fëmijët shqiptarë: Shembull për t'u marrë

Cakaj në New York/ Shpërndan abetare për fëmijët shqiptarë: Shembull për t'u marrë

Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në qëndrimin e tij në Nju Jork, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, zhvilloi një vizitë në shkollën e Trashëgimisë Shqiptare "Children of the Eagle”, ku është takuar me nxënësit, mësuesit dhe prindërit e kësaj shkolle. 

Gjatë kësaj vizite Ministri në Detyrë Cakaj ka dhuruar abetare dhe libra në gjuhën shqipe, duke finalizuar kështu edhe fushatën e përvitshme të Ministrisë për Evopën dhe Punët e Jashtme për shpërndarjen e librave në shkollat shqipe në botë.

“Sikur prindërit e tyre, ata janë në rrugë për të vendosur shembullin më të vlefshëm për ne të gjithë: mund të jesh, në të njëjtën kohë,edhe personalitet me tipare të dalluara ndërkombëtare, edhe njeri me karakter të shquar kombëtar” – shkruan Cakaj në Facebook.

Sipas Kryediplomatit, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do të vazhdojë angazhimin e saj ndaj të gjitha zhvillimeve që lidhen me Diasporën si pjesë shumë e rëndësishme dhe e pandarë e Kombit Shqiptar.

1569601241_cakaj.jpg

Postimi i Cakajt

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen