Cakaj: Polonia, Letonia, Lituania dhe Estonia në mbështetje të Shqipërisë për hapjen e negociatave

Cakaj: Polonia, Letonia, Lituania dhe Estonia në mbështetje të Shqipërisë për hapjen e negociatave

Foto gjatë takimit

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me MEPJ, me Ministrin e Jashtëm të Polonisë, Jacek Czaputoëicz, Ministrin e Jashtëm të Letonisë, Edgars Rinkēvičs, Ministrin e Jashtëm të Lituanisë, Linas Antanas Linkevičius dhe Nënsekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Jashtme të Estonisë, Märt Volmer.

Sipas zyrës së shtypit, takimi u fokusua në çështje që lidhen me procesin integrimit evropian të Shqipërisë, në të cilin mbështetja që japin këto vende, për fillimin e menjëhershëm të bisedimeve për anëtarësim me Bashkimin Evropian, është absolute.

Në konferencën për shtyp, të zhvilluar, Cakaj u shpreh se forma e re e negociimit, i siguron vendet anëtare në përgjithësi dhe vendet skeptike në veçanti, se përparimi në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian do të kushtëzohet drejtpërdrejtë nga përparimi i prekshëm, reformat e thella dhe zhvillimi i qëndrueshëm.

“Shqipëria, natyrisht, mirëpret metodologjinë e re duke vlerësuar nevojën e rritjes së besueshmërisë së BE-së në Ballkanin Perëndimor”, është shprehur ai.

Sa i përket raportit të progresit, i cili u publikua menjëherë pas metodologjisë së re, Cakaj tha se Komisioni Evropian edhe një herë ka rekomanduar çeljen e menjëhershme të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, bazuar në meritat madhore të Shqipërisë.

Për më tepër, Cakaj shprehu angazhimin e plotë të Qeverisë shqiptare për të përkthyer vlerësimin teknik të Komisionit në vullnet politik të Këshillit, nëpërmjet një pune të strukturuar e intensive.

Cakaj  i shprehu mirënjohjen Polonisë, Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë, edhe për mbështetjen e pakursyer teknike e institucionale, për të rritur kapacitetet institucionale e profesionale të Shqipërisë në procesin e integrimit.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Konsiderohen si numrat e 'engjëjve', çfarë simbolizojnë dhe kuptimi i tyre

Konsiderohen si numrat e 'engjëjve', çfarë simbolizojnë dhe kuptimi i tyre