Cakaj takim me homologun grek: Mirënjohje e veçantë për mbështetjen e pakursyer të Greqisë për Shqipërinë

Cakaj takim me homologun grek: Mirënjohje e veçantë për mbështetjen e pakursyer të Greqisë për Shqipërinë

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka pasur një takim me homologun e tij grek, Nikos Dendias.

Takimi është mbajtur në Bruksel, ndërsa sipas Cakajt me Ministrin e Jashtëm grek është diskutuar përmbushja e objektivave të përcaktuara nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme në qershor 2018.

Po ashtu, mes Cakajt dhe ministrit grek të Jashtëm janë diskutuar një varg veprimesh të përbashkëta në funksion të riparimit e rindërtimit të hapësirave të dëmtuara nga tërmeti.

Gjatë qëndrimit në Bruksel zhvillova edhe një bisedë me Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

Biseduam për ndryshimet pozitive që kanë ndodhur në Shqipëri - me theks të veçantë në përmbushjen e objektivave të përcaktuara nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme në qershor 2018 - për të mundësuar çeljen e bisedimeve për anëtarësim në BE pas miratimit të metodologjisë së re të negociimit.

Po ashtu, diskutuam për një varg veprimesh të përbashkëta në funksion të riparimit e rindërtimit të hapësirave të dëmtuara nga tërmeti.

Një mirënjohje e veçantë për mbështetjen e pakursyer për Shqipërinë që prej orëve të para të pas termetit e deri tani që po vazhdon me përkushtim të fortë dhe rezultate konkrete.”,-shkruan Cakaj në profilin e tij në Facebook.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:49
Gjermania mbështetje Shqipërisë për hapjen e negociatave dhe për rindërtimin pas tërmetit

1575985838_cakajmass.jpg

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ndodhet në një vizitë zyrtare në Berlin, ku zhvilloi një takim me homologun e tij gjerman, Heiko Maas.

Takimi u përqëndrua në diskutime të hollësishme për domosdoshmërinë e fuqizimit të procesit të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e çeljes së negociatave për anëtarësim për Shqipërinë, vitin e ardhshëm.

Në një reagim në Facebook, Cakaj bëri të ditur: “Shqipëria gëzon mbështetjen e Gjermanisë për hapjen e negociatave vitin që vjen!”

Gjithashtu, homologët ndanë qendrime të njëjta lidhur me vazhdimin e reformave transformuese të Shqipërisë dhe plotësimin e kushteve të paraqitura nga Bundestagu në funksion të rrugëtimit evropian.

Sa i përket zhvillimeve të fundit në Shqipëri, Cakaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Gjermanisë për përballimin e pasojave të tërmetit. Nga ana tjetër, Maas konfirmoi gatishmërinë e tij të mëtejme për ta ndihmuar Shqipërinë në planin e riparimit dhe rindërtimit.

Gjithashtu, gjatë qendrimit në Berlin, kreu i diplomacisë shqiptare mori pjesë edhe në hapjen e konferencës së nivelit të lartë që po zhvillohet nën kujdesin e Ministrit të Jashtëm gjerman, Heiko Mass, me temë “Advokimi për të drejtat e njeriut në shekullin 21-të”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë