Cakaj takon Papa Françeskun: Selia e Shenjtë të njohë pavarësinë e Kosovës

Cakaj takon Papa Françeskun: Selia e Shenjtë të njohë pavarësinë e Kosovës

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi një vizitë në Selinë e Shenjtë me Papa Françeskun. Përmes një postimi në rrjetet sociale Cakaj shkruan se ky shtator shënon 28 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, 5 vjetorin e vizitës së Papa Françeskut në Tiranë, si dhe 3 vjetorin e Shenjtërimit të Nënës Terezë. 

“Këto ngjarje nuk kanë thjesht një vlerë simbolike: ato paraqesin një moment të rëndësishëm për të kujtuar trashëgiminë e veçantë dhe shembullin e pakrahasueshëm botërisht të shqiptarëve për bashkëjetesën fetare, harmoninë religjioze dhe dialogun e hapur e gjithëpërfshirës në përgjithësi. Shqipëria angazhohet aktivisht për të siguruar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Selia e Shenjtë!” - u shpreh Cakaj. 

Gjithashtu, sikurse ka nënvizuar Papa Françesku gjatë vizitës së tij në Tiranë, Cakaj ritheksoi se shqiptarët janë pjesë e patjetërsueshme e familjes kulturore e historike evropiane dhe Shqipëria nuk do të kursejë asnjëherë asnjë përpjekje që përkatësinë e saj historike e kulturore evropiane ta përkthejë në rrugëtimin e saj politik e institucional për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen