Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë e programit kombëtar të praktikave në MEPJ. Në takim u diskutua për diplomacinë e hapur ndaj talenteve të reja, prioritetet për Shqipërinë Europiane.

Në reagimin e saj, Spiropali thotë se prezantimi në Kuvend i ligjit për shërbimin e jashtëm, do të krijojë më shumë hapësira dhe mundësi për të pasuruar diplomacinë shqiptare me potencialin e të rinjve.

“Një diplomaci më e hapur ndaj talenteve të reja, ndër prioritetet e mandatit për Shqipërinë Europiane.

U takova mëngjesin e sotëm me të rinjtë që ndjekin Programin Kombëtar të Praktikave të Punës dhe japin kontributin e tyre në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme.

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm që do të prezantojmë shumë shpejt në Kuvend do të krijojë më shumë hapësira dhe mundësi për të pasuruar diplomacinë shqiptare me potencialin e të rinjve që kanë vokacionin për t'i shërbyer Shqipërisë”, tha Spiropali.