Diskutimin për largimin me karton të kuq të Nanit e ka nxehur akoma më shumë edhe vetë protagonisti kryesor, arbitri Cakir, i cili në intervistën e parë pas ndeshjes ka deklaruar se nuk është penduar aspak, por përkundrazi i qëndron vendimit që ka marrë.

”Kartoni i kuq për Nanin ishte i drejtë. Ndihem mirë dhe nuk kam ndonjë dyshim për vendimet e mija. Njerëzit do ta kuptojnë këtë më vonë.

Në ndeshjet e mija të fundit, asnjë vendim ndaj ekipeve angleze nuk ishte i padrejtë. Cili ishte i padrejtë? Kartoni i kuq për Terryn? Apo Balotellin? Mendoj se nuk kam bërë ndonjë gabim që i kam përjashtuar ata me të kuq”, ka deklaruar Cakir.




Dylber Balla