TIRANE-Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka pritur në një takim një delegacion të Policisë Italiane, kryesuar nga Drejtor i Shërbimit të Bashkëpunimit Policor Italian Gennaro Capoluongo, i shoqëruar nga Kolonel Sandro De Angelis .
 
Çako dhe Capoluongo vlerësuan bashkëpunimin mes dy policive si dhe shprehën gatishmërinë për ta focuar akoma më shumë.
 
“Policia e Shtetit tërësisht e angazhuar dhe e vendosur në luftën për parandalimin e kultivimit dhe të trafikimit të lëndëve narkotike. Gatishmëri absolute për çdo veprimtari me partnerët dhe sidomos me Policinë Italiane mike, për të luftuar krimin e organizuar dhe trafiqet e paligjshme. Të fokusuar edhe në drejtim të parandalimit të migracionit ilegal. Bashkëpunim të ngushtë me të gjithë partnerët në luftë kundër terrorizmit dhe radikalizmit”, deklaroi Çako.
 
Nga ana tjetër Capoluongo foli për Pameca IV dhe rikonfirmoi dhe drejtimit Pameca V.
 
“Bashkëpunimi me ju e Policinë Shqiptare, i shkëlqyer. Bashkëpunimi me Policinë Shqiptare si model për Ballkanin dhe Partnerët e tjerë. Lufta kundër kanabisit edhe me mbështetjen e BE-së.  Skuadra hetimore te përbashkëta për të goditur krimin e organizuar.  Trajnime me mbështetje nga Policia Italiane në fushat e hetimit, terrorizmit dhe kufirit. Protokolle në fushën e arsimimit, terrorizmit, trafiqeve te paligjshme”, tha Capoluongo.

haki cako

haki cako

haki cako
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com