Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile Haki Çakonë mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile tha se situata e krijuar si pasojë e reshjeve të shiut në vend është nën kontroll. Çako tha se shtabet e ngritua kanë nisur punën për zbatimin e masave në terren, ndërsa theksoi se në Lezhë problematikë është lumi Drin, i cili është mbingarkuar nga shkarkimet e Gjadrit, por në përgjithësi theksoi se nuk ka banesa që rrezikojnë.
“Gjatë gjithë ditës së sotme të gjitha shtabet e mbrojtjes civile në bashkëpunim me të gjitha institucionet e tjera, me FA-të, të policisë së Shtetit, strukturat e tjera që kanë qenë në gatishmëri të plotë dhe është shkëmbyer informacion. Shtabet kanë hartuar planet e masave dhe kanë filluar veprimin në terren. Prezenca e ujit është në disa zona të tokës bujqësore. Banesa të rrezikuara nuk ka. Në qarkun e Lezhës problematik është lumi Drin sepse është mbingarkuar me shkarkimet që vijnë nga Gjadri por situata është në kontroll të plotë.
Me ndërhyrjen e Bashkisë së Lezhës është bërë rikuperimi në disa vende e kolektorë. Aktualisht kuotat janë optimale, nuk paraqesin rrezik, nuk ka qytetarë që rrezikojnë, gjithsesi FA-të dhe strukturat e tjera janë në gatishmëri të plotë. Në Shkodër, zona e Oblikës ka një pjesë të konsiderueshme nën ujë. Ka një efekt që vjen nga mbingarkesa e liqenit të Shkodrës dhe Gjadri që shkarkon në Drinin e Madh dhe më tej në Bunë. Kontrolli i kaskadave të lumit Drin është i plotë. Kemi qenë në kontakt me drejtorin e përgjithshëm të KESH, OSHEE-së. Kolektorët kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në punë. Është bërë një punë shumë e mirë në pastrimin e kanaleve në nivelit të parë dhe niveleve të tjera. Prezencë uji ka pasur dhe në qarkun e Durrësit”, deklaroi Çako.
Lajmi kryesor:
'Shteti në këmbë për përmbytjet', Rama- Metës: I është gjetur vaksina COVID-it, por jo akuzave të opozitës që përdorin për politikë fatkeqësitë natyrore (VIDEO)
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7435
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Intervista e Dumanit/ Lapardhaja: Dje konfirmoi që SPAK dhe ai janë indiferent ndaj sulmeve politike! Një prokuror që nuk ka marrë asnjë dhuratë, fat për shoqërinë shqiptare
23 Nëntor, 17:35
-
Erion Braçe 'përplaset' me komentuesin: O hajvan, nuk ka urë të gatshme, po e ndërtojmë
23 Nëntor, 12:11
-
'Çifti nga qyteti' që zgjodhën për të investuar në Zhulat të Gjirokastrës, Rama: 'Paketa e Maleve', mbështetje për turizmin
23 Nëntor, 09:49
-
Altin Dumani: Indiferent ndaj sulmeve të politikanëve, SPAK s'mban grafikë ndaj kujt ushtron ndjekje penale! Rëndësi kanë provat, jo emri! Në Sky gjetëm lidhjet e krimit me politikanë e zyrtarë
22 Nëntor, 21:22
-
Rama njofton takimin me Diasporën të dielën në Londër: Radha me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030!
22 Nëntor, 18:09
-
Komisioni Evropian mirëpret përfshirjen e Shqipërisë në zonën unike Euro (SEPA): Një hap përpara në integrimin drejt BE!
22 Nëntor, 16:44
-
Akademia Politike e PS-së, Rama: Më shumë të rinj që duan të angazhohen
22 Nëntor, 13:32
-
Reagimet e politikës për Ditën e Alfabetit! Rama: Gjuhën ta duam e përcjellim! Begaj: Simbol i bashkimit kombëtar! Basha: Prioritet për emigrantët
22 Nëntor, 08:56
-
Dita Kombëtare e Alfabeti/ Publikohet drafti i fjalorit të Gjuhës Shqipe, 120 mijë fjalë! Gjinushi: U morën 25 hartues
22 Nëntor, 08:01
-
Vrasja e 14 vjeçarit pranë shkollës 'Fan Noli', qytetarët pro nismës së mbylljes së TikTok dhe Snapchat
21 Nëntor, 18:10
-
Shqipëria pjesë e sistemit unik europian të pagesave! Rama: Hap i madh drejt BE-së në 2030! Nga 2025 dërgesat e parave nga Europa e anasjelltas pa kosto financiare
21 Nëntor, 16:58
-
Kuvendi Kombëtar i Gjuhës, Emil Lafe: Duhet mbrojtje ligjore! Nesër publikohet drafti për Fjalorin e madh të Shqipes
21 Nëntor, 12:03