Në javën e sigurisë rrugore, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako, paralajmëroi ashpërsime të Kodit Rrugor për ata shoferë që shkelin rregullat. Nga një inspketim I patrullave rrugore pranë Sheshit Shqiponja, Çako foli edhe për pasjije të reja teknologjike për Uniformat Blu.

“Siç jemi në dijeni, pakujdesitë ose përdorimi jashtë kritereve i kodit rrugor kushtojnë jetë njerëzish shpeshherë po ashtu edhe në rrugët tona, duke kaluar normat e shëpetjesës, apo përdorimi i pijeve, sjellin pasoja për drejtuesit por edhe për shumë qytetarë të tjerët, të cilët janë në lëvizje të lirë. Në këtë kuadër, policia me entin e rrugëve, intensifikon punën për të rritur kapacitetet maksimale duke rritur sinjaklistikën dhe masat e tjera që përcjellin iformacionet e nevojshme për të respektimin e normave rrugore. Policia do të intensifikojë punën për rritjen e përdorimit të pajisjeve teknologjike për drejtuesit e automjeteve dhe gjithashtu do të ketë bashkëpunime me shkollat për edukimin e sjelljes në respektim të rregullave rrugore”, tha Çako.

Report TV mëson se pritet të rritat masa e gjobave për disa nga shkeljet, siç janë tejkalimi i shpejtësisë, parakalimi i gabuar apo përdorimi i celularit në timon. Për përdorimin e celularit gjoba do të jetë nga 10-15 mijë lekë të reja, ndërkohë që për disa shkelje të tjera do të ketë dyfishim të masës së gjobës.

Ndërkohë kreu i Policisë së Shtetit në daljen e tij për mediat vuri theksin edhe te Operacioni “Forca e Ligjit”, për të cilin tha se do të godasë edhe jashtë Shqipërisë.

“Luftë pa kompromis ndaj çdo veprimtarie kriminale, sidomos organizatave të strukturuara kriminale. Në të gjithë Shqipërinë, por edhe jashtë saj”, tha Çako 

Haki Cako foli gjithashtu edhe për bashkëpunime me vendet e rajonit, për hetimin e grupeve kriminale.

“Do punojmë ngushtë me aktorët e tjerë për të kapur standardet e BE-së për parandalimin e aksidenteve me pasoja, po punon për kontrollin e lëvizjeve por edhe monitorimin e gjithë hapësirave të vendit. Do të ngremë pika për të kontrolluar dhe monitoruar dhe u bëjmë thirrje qytetarëve të kenë kujdes gjatë ditëve që kanë lagështirë, mot të keq dhe të bashkëpunojnë për të përcjellë informacione në kohë reale për punonëjsit e policisë që nuk performojnë si duhet, apo që me veprimet e tyre në komunikim apo zbatim të detyrës bëjnë shkelje, duke abuzuar. Do të vijojmë të kontrollojmë me rreptësi duke  ndëshkuar këdo që shkel rregullat që sjellin pasoja për veten dhe qytetarët e tjerë. Kur shpejëtsia tejkalohet, do të ketë njësi të veçanta për të kontrolluar shpejtësinë dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në rast nevoje. Kodi rrugor cakton qartë sanksionet për të gjithë shkelësit, qofshin ata drejtues automjetesh apo qytetarët këmbësorë", shtoi kreu i policisë.

s.k/Shqiptarja.com