Çako : Të ikin nga shtëpitë ata që i kanë të pabanueshme nga 26 nëntori! Unë kam familjarët e mi në banesa, jo panik

Drejtori i Emergjencave Civile Haki Çako u kërkoi qytetarëve të të qetësohen pas tërmetit se nukka vend për panik. Çako kishte një apel për të gjithë ata qytetarë që tërmeti i shtatorit dhe 26 nëntorit u nxori shtëpinë e pabanueshme, duke u kërkuar që të mos qëndrojnë brenda pasi ka risk.

"Tani jeni informuar se ka ndodhur një tërmet, është në të njëjtën zonë që kanë ndodhur të tjerët që logjikisht i bie të jetë pas tërmet. Janë marrë të gjitha masat në këndvështrimin e emergjencave edhe për shkak të shpalljes së fatkeqësisë. Nuk raportohet asnjë dëm as në jetë njerëzish dhe as dëme materiale. Përcjell angazhimin e të gjitha strukturave. Jemi duke ndjekur situatën, qytetarët që kanë pasur dëmtime nga 21 shtatori dhe 26 nëntorit dhe u janë deklaruar banesat të pabanuara të largohen për të eliminuar cdo lloj pasoje që mund të vijë në banesat që janë me risk. Qytetarët i kanë të gjithë numrat e kontaktit të shtabeve të emergjencës, por do i ripublikojmë" tha ai.

Çako kishte një mesazh edhe për qytetarët që janë dhe po largohen nga Durrësi.

"Policia që në momentin e parë është e gjitha në këmbë, në gatishmëri. Nuk ka vend për panik, tani durrsakët, por edhe zona përreth zonës së tërmetit e ka një motiv dhe nuk ta eliminojmë me një fjalë goje, por strukturat janë pranë banorëve. Shtabet janë të ngritura për Tiranën, Durrësin dhe Lezhën. Çështja e eksodit dhe panikut nuk lidhet me mungesën e shtetit dhe strukturave. Unë them se familja ime është në banesa në Tiranë dhe në Durrës. Në këto kushte, nuk ka vend për panik dhe po analizojmë cështjen në detaj të rastit të tërmetit, një fenomen që karakterizon të gjithë Ballkanin, besoj se shumë shpejt do të qetësohen gjërat".

Drejtori i Emergjencave tha se për shkak të trafikut të rënduar të telefonatave nuk ka arritur që të komunikojë me të gjitha institucionet. "Telefonat nuk kanë funksionuar dhe kemi komunikuar në rrugë të tjerë për shkak të trafikut të rënduar të telefonave. Me shumë autoritete më është dashur të komunikoj dhe nuk kam pasur mundësi" tha ai.


Lajmi kryesor:

Tërmet në Bubq 4.9 ballë, lëkundjet ndihen në Durrës, Tiranë dhe disa qytete të tjera, panik tek qytetarët! 'Emergjencat': S'ka dëme


/G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie