Avokatët penalistë në bashkëpunim me Dhomën e Avokatëve të Shqipërisë do të bojkotojnë punën si avokatë kryesisht deri në plotësimin e 3 kërkesave.

Lajmin e ka dhënë sot Saimir Vishaj, kreu i Shoqatës së Avokatëve Penalistë të Shqipërisë.

Përmes një njoftimi kjo shoqatë deklaron se së shpejti ne bashkëpunim  me DHASH do të mbështesë bojkotin e Avokateve kryesisht deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

"1 . Rritje e pagesës për seancat gjyqësore apo çdo procedim penal nga avokatët kryesisht.

2. Kërkesë KLP-së, KLGJ-së, Drejtuesve të gjykatave dhe prokurorëve, zbatimin e listave sipas radhës, duke larguar diskriminimin ku disa gjyqtar, prokuror apo Oficer i Policisë Gjyqësore, caktojnë vetëm disa avokate kryesisht me preferencë nga ana e tyre.

3. Caktimin e një avokati me pagesë, sidomos për Tiranën, që të jetë rregullator për grafikun dhe listimim e Avokatëve kryesisht", thuhet në njoftimin e Dhomës së Avokatëve të Shqipërisë.