Caktohet gjyqtarja për dosjen e kokainës në Maminas

Caktohet gjyqtarja për dosjen e kokainës në Maminas

Është caktuar gjyqtarja paraprake për dosjen e trafikimit të 613 kg kokaine të kapur në muaj shkurt të 2018 në zonën e Maminasit. Ajo është gjyqtarja Miliana Muça e cila u caktua me short, ndërsa  të pandehurit e kësaj dosje janë, Arbër Çekaj, Donald Lushaj dhe Armando Pezaku.

Seanca paraprake për gjykimin e kësaj dosje pritet të mabehet më datë 7 qershor në orën 12:00. Aktualisht i akuzuari kryesor, Arbër Çekaj pronar i kompanisë "Arbri Garden" në kamionin e të cilit u gjet edhe sasia e kokainë, është  i arrestuar në Gjermani dhe pritet të gjykohet në mungesë.

Së fundmi ai ka kërkuar edhe azil në Gjermani. Çekaj është marrë në pyetje edhe nga prokurorët shqiptarë në Gjermani por ende nuk ka një deklarim nëse ai pranon apo jo përfshirjen në rrjetin e trafikut të kokainës.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion