Të shtunën ndeshja Tirana-Skënderbeu është sfida hapëse e javës së 22 të Superligës, e cila është vendosur të luhet në stadiumin ‘Air Albania’. Lajmi është njotuar nga klubi i Tiranës që ende nuk ka bërë me dije çmimet e biletave.
Kjo është sfida e tretë për Tiranën në stadiumin ‘Air Albania’ pas asaj me Partizanin dhe Teutën. Me shumë gjasë duke filluar nga Skënderbeu Tirana do të luajë tre ndeshje radhazi në ‘Air Albania’. Pas sfidës me korKjo është sfida e tretë për Tiranën në stadiumin ‘Air Albania’ pas asaj me Partizanin dhe Teutën. Me shumë gjasë duke filluar nga Skënderbeu Tirana do të luajë tre ndeshje radhazi në ‘Air Albania’. Pas sfidës me korçarët bardheblutë do të luajnë në transfertë me Kukësin, ekip që me shumë mundësi ndeshjen do të zhvendosë në stadiumin kombëtar.
Një javë më vonë është derbi me Partizanin, një takim që bardheblutë për të maksimizuar fitimet do ta luajnë në ‘Air Albania’.