Shefja e ONM-së në Shqipërisë, Genoveva Calavera, e cila është dhe syri mbikëqyrës ndërkomëbtar në procesin e vettingut ka përshëndetur takimin që zhvilloi më komisionerin Oliver Varhelyi. Ajo shkruan në Twitter se procesi i vettingut do të vazhdojë më të njëjtin përkushtim dhe profesionalizëm, në mënyrë që shqiptarët të kenë më të mirën e përfaqësuesve në të tyre në institucionet drejtuese. Gjithashtu Calavera tha se sulmet e padrejta duhet të ndalen që i bëhen reformës në drejtësi.

"Vizitë e rëndësishme në institucionet shqiptare të vetingut me Komisionerin e Bashkimit Evropian Oliver Varhelyi. Vettingu vazhdon me të njëjtin profesionalizëm dhe përkushtim për të siguruar që reforma në drejtësi të japë më të mirën e qytetarëve shqiptarë. Sulmet e padrejta duhet të ndalen", shkruan Calavera.

Puna e vettingut por edhe strukturave të krijuara nga drejtësia e re është vlerësuar shumë nga Komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi duke thënë se puna e tyre e mirë i ka bërë të famshëm edhe jashtë Shqipërisë. "Ne i kemi shembull dhe i përmendim si shembull suksesi" tha Varhelyi.