Hakan Calhanoglu do të jetë mungesa e rëndësishme për Interin për supersfidën e së shtunës kundër Romës. Turku mungoi të hënën kundër Udinese-s për shkak të një problemi muskulor që hasi në seancën e fundit stërvitore.

Kontrollet mjekësore sot kanë konfirmuar se ai nuk do të rikuperohet në kohë për duelin me Romën. Në dyshime është edhe John Stones, i cili la fushën i dëmtuar në pjesën e dytë, por për mbrojtësin anglez do të ketë vizita në ditët në vijim. I sigurtë është rikuperimi i Dimarco-s, ndërsa Lautaro Martinez përveç ndonjë befasie pritet të jetë i gatshëm për të shtunën.

Si Interi dhe Roma janë skuadrat e vetme me pikë të plota pas 4 javëve të para të Seria A dhe ndeshja në Olimpico pritet të tregojë shumë për qëllimet që kanë skuadra këtë sezon. Sidomos Roma që duket si ekipi që mund të rrëzojë Interin kampion nga froni.

Megjithatë historiku i përballjeve shkon në favor të zikaltërve. Roma, në 10 ndeshjet e fundit në Olimpico, nuk ka fituar kurrë kundër Interit, me zikaltërit që kanë 7 fitore dhe 3 barazime. Frymëzuese nuk është as historia Gasperinit. Ndaj Interit trajneri i Romës ka 17 ndeshje radhazi pa fitore. E fundit daton në 2018 kur Atalanta mposhti Interin 4-1 në Bergamo me 11 nëntor 2018.