Calja dhe Qerimaj priten në KOKSH: Vijoni të na mbështesni, shumë shpejt do sjellim medalje të tjera

Briken Calja dhe Erkand Qerimaj, dy peshëngritësit që i sollën rezultatet më të lartë Shqipërisë në 2021, janë pritur sot nga drejtuesit e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, që i dhanë nga një çertifikatë mirënjohje. Ishte presidenti i peshëngritjes ai që zbuloi se dy sportistët janë mbështetur me nga 30 mln lekë nga KOKSH për t’u përgatitur sa më mirë për garat e vitit të kaluar.

“Ishte një vlerësim për dy sportistët me vlerën e 30 milion lekëve për një afat shumë të shkurtër, shumë operativ, që bëri sportistët të korrinin sukses në olimpiadë,”-tha Elez Gjoza, presidenti i federatës së peshëngritjes.

“Do doja që mbështetja të kishte vazhdimësi për kampionatet në vazhdim, sidomos për Lojrat Olimpike 2024 në Paris, ndërsa së shpejti vjen edhe Europiani që unë kam premtuar se do flasë shqip,”-deklaroi Briken Calja, peshëngritës.

“Ky rezultat i vendit të katërt në botëror nuk ishte i rastësishëm sepse ne shkuam edhe në Lojrat Olimpike me kualifikim dhe morëm dy rezultate të mira. Njëri në ‘top 5’ dhe tjetri në ‘top 10,”-u shpreh Erkand Qerimaj, peshëngritës:

Briken Calja u shpall kampion bote në dhjetor në stilin e shkëputjes dhe u rendit i katërti në olimpiadë, ndërsa Erkand Qerimaj për 1 kologramë humbi medaljen e bronztë në botëror.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin