S'është paguar për medaljet në botëror? Reagon Briken Çalja për shpërblimet: Hipokrizi e federatës, ministria e ka bërë detyrën

S'është paguar për medaljet në botëror? Reagon Briken Çalja për shpërblimet: Hipokrizi e federatës, ministria e ka bërë detyrën

Briken Calja

TIRANË- Një status i peshëngritësit Briken Çalja ku shkruante  “Dy gabimet e mia në karrierë! Besimi i tepërt te personat e gabuar dhe tolerimi më shumë seç duhet… Së shpejti do të marrin përgjigjen e duhur…” është interpretuar në disa media sikur e ka pasur 'sulm' me Ministrinë e Arsimit. Kjo sepse sipas tyre, Çalja nuk është paguar për 3 medaljet e marra në Kampionatin Botëror, që u mbajt në Tashkent të Uzbekistanit.

Mirëpo një lajm i tillë nuk është i vërtetë. Ministria e Arsimit ka publikuar ditën e sotme urdhrat e pagesës për shpërblimin e Brikenit bashkë me trajnerin e tij, jo vetëm për kampionatin botëror por edhe atë evropian.

"Po lexoj sot në media një lajm të pavërtetë që gjoja qeveria sorollat kampionin Briken Çalja dhe nuk e ka shpërblyer ende për titullin kampion bote në peshëngritje. Për informim të opinionit publik, po ju publikoj urdhërat e pagesës për shpërblimin e Brikenit bashkë me trajnerin e tij, jo vetëm për kampionatin botëror por edhe atë evropian.

Aktualisht, MAS i ka kryer të gjitha procedurat financiare për shpërblimin e të gjithë sportistëve që kanë fituar medalje, nëpërmjet federatave sportive përkatëse, sipas legjislacionit në fuqi. Pas kësaj, është detyrim i vetë federatave për të kaluar këto shpërblime të qeverisë në llogarinë personale të sportistëve. I bëj thirrje të gjitha federatave që të zbatojnë detyrimet e tyre ndaj sportistëve brenda afateve të caktuara. Qeveria shqiptare do të vazhdojë të mbështesë pa u ndalur sportistët tanë elitarë dhe zhvillimin e sportit në tërësi", shkruan ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

Pas reagimit të Ministrisë, ka reaguar edhe vetë sportisti i cili ka konfirmuar se ka marrë shpërblimin e akorduar, teksa ka sulmuar Federatën e Peshëngritjes, sipas së cili nuk i ka dhënë atë që meriton.

"Në lidhje me Federatën e Peshëngritjes, doja thjesht të shprehja keqardhje për gënjeshtrat dhe hipokrizitë e vazhdueshme në lidhje me këtë temë. Nëse në llogarinë e Brikenit ka ardhur shpërblimi i plotë i medaljeve siç Federata pretendon kjo është lehtësisht e verifikueshme. Në llogarinë e Brikenit ka kaluar vetëm urdhri i pare i Ministrisë, siç dhe unë kam rënë personalisht dakord për ndarjen e shpërblimit në pjesë. Çdo transaksion bankar është lehtësisht i verifikueshëm në sistemet bankare dhe në Thesarin e shtetit, kështu që t'i lëmë mënjane hipokrizitë dhe gënjeshtrat por t'i japim drejtim punës siç duhet", shkruan Çalja. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:43
Reagon Briken Çalja për shpërblimet: Hipokrizi e federatës, ministria e ka bërë detyrën

1657543521_Brikenalja.jpgPeshëngritësi Briken Çalja ka sqaruar se shpërblimin që kishte për të marrë nga Ministria e Arsimit i kanë kaluar në llogari dhe se statusi i tij, nuk kishte asnjë lidhje me këtë çështje. Mirëpo, duke shfrytëzuar këtë moment, ai nuk ka nguruar që të hedhë akuza në drejtim të Federatës së Peshëngritjes, sipas së cilit kjo e fundit ka gënjyer dhe nuk i ka dhënë atë që meriton.

“Sqarim për opinionin publik në lidhje me situatën e krijuar: Së pari, postimi i bërë dje në profilin tim nuk ka lidhje me shpërblimet financiare të medaljeve të fundit. Për çdo postim në profilin tim mbaj përgjegjësi morale prandaj është udhës të sqaroj konkretisht disa situatat dhe mos t'i lihet vend keqinterpretimeve.

Së dyti, meqë kartat për temën e shpërblimeve u hapën mbi tryezë doja të sqaroja dhe të vija pikat mbi “i” për disa gjëra.

Në lidhje me qeverinë dhe Ministrinë konkretisht i jam vërtet mirënjohës për Ligjin e ndryshuar të Sportit dhe për procedurat korrekte në lidhje me shpërblimet e sportistëve për medaljet e fituara. Ministria e ka bërë punën e vetë për këtë temë dhe korrektësia e treguar nga ana e saj meriton veç se duartrokitje.

Në lidhje me Federatën e Peshëngritjes, doja thjesht të shprehja keqardhje për gënjeshtrat dhe hipokrizitë e vazhdueshme në lidhje me këtë temë. Nëse në llogarinë e Brikenit ka ardhur shpërblimi i plotë i medaljeve siç Federata pretendon kjo është lehtësisht e verifikueshme.

Në llogarinë e Brikenit ka kaluar vetëm urdhri i pare i Ministrisë, siç dhe unë kam rënë personalisht dakord për ndarjen e shpërblimit në pjesë. Çdo transaksion bankar është lehtësisht i verifikueshëm në sistemet bankare dhe në Thesarin e shtetit, kështu që t'i lëmë mënjane hipokrizitë dhe gënjeshtrat por t'i japim drejtim punës siç duhet.

Mbaj përgjegjësi morale e ndoshta edhe me tepër për fjalitë e fundit në lidhje me Federatën e Peshëngritjes dhe procedurat e shpërblimit financiar! Doja thjesht t'ju falenderoja për përkrahjen dhe shihemi se shpejti në garat e ardhshme. Brikeni”!

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen